Tani është më se e qartë se Raporti i Dick Martit, është një pamaflet i Serbisë i financuar me para të majme nga autorët, ideatorët dhë propagatorët e sajë, e cila, sipas një logjike të thjeshtë dhe një mendimi profesional mjekësor, është alogjike që nga një shtëpi e verdhë në të cilën nuk ka kushte as për kuërfar gjëje, nxjerrje, trafikimi apo transportimi në vendet ku duhet të ruhen organet njerëzore.
Raporti i Dick Martit, është një e vërtetë e madhe sikur aty ku përmendet UÇK-ja, të thuhej ushtria, policia dhë paramilitarët serb me grupin profesional mjekësor, kushte të cilat në rrethanat më të mira, Ushtria Çlirimtare e Dardanisë, nuk i ka patur e as që kanë patur kohë, mundësi që të mirren me këto veprime antinjerëzore por, këto janë veprime serbe ashtu siç dijnë ata të cilët, atë që e bëjnë vetë, ia mveshin kundërshtarit, në këtë rast, shqiptarëve siç kanë vepruar shekuj me radhë.
Prandaj, propozim zhvleftësimi apo anulimi i një rezolute inekzistente defakto, është veprim i vonuar, por, për qëllimet të Edvin Kristaq Ramës, i cili, kur duhej të sillej Rezoluta kundër gjenocidit serb në Dardani, hezitonte, por jo edhe për Srebrenicën që, sado që ky i fundit po mundohet me la m… shu…, është tepër vonë.
Ky, me ironi, anipse jo në mënyrë direkte por, duke dalë me propozim se siç thotë ai, duhet të shqiptohet emri, Republika e Kosovës, në anglisht, jo Kosovo, por Kosova, duke aluduar në fjalimet dhe paraqitjet e presidentes zonjës Vjosa Osmani, e cila në paraqitjet e saja në anglisht ajo e thotë, Kosovo.
Ky, shfaqi një urrejtje ndaj Presidentes më të re e më të pregatitur në Evropë, e cila, e vuri në siklet kur i kërkoi Parlamentit Shqiptar që të sjell një rezolutë për gjenocidin serb në Dardani.
Dhe, po ta kishte cekë gjenocidin serb sot në Këshillin e Evropës ndaj shqiptarëve të Dardanisë, të cilët luftonin duke e mbrojtur pragun e shtëpisë, tokën dardane shekullore pronë e sajë, ndoshta do t’ia kthente mendjen dhe respektin e dardanëve ndaj Kryeministrit shqiptar i cili, nuk e gëzon ose e ka humbur.
Të akuzuarit në Hagë, anipse interpretohet nga shumkush se gjykata është themeluar sipas akuzave të Raportit të Dick Marthit, me vendimin e Parlamentit të Dardanisë ku, po këta ishin pushtetarët e atëhershëm, bile edhe duke ndikuar dhe bërë presion ndaj deputetëve, që kjo gjykatë të votohet, ata, akuzohen për krime të supozuara ndaj shqiptarëve që është shumëfish më e rëndë se “akuzat nga pamfleti serb, Raporti i Dick Marthit”, të cilin askush më nuk e konsideron dhe i beson.
Kryeministri, me të drejtë e mbron shtetin shqiptar pasi etiketohet me të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”, ku kinse “u bënë nxjerrja e organeve dhe trafikimi i tyre” në shtetin shqiptar, anipse me shumë vonesë, sepse, në kohen kur UÇK-ja luftonte ma atë që e kishte kundër ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serb, ky, i dhuronte çelsat e qytetit të Tiranës, reperit Bregoviq dhe, për ta vërtetuar këtë se ai është proserb dhë mik i Vuqiqit, ai, e ftoi atë në panairin “Birra e Korçës” përkrah shumë këngëtarëve shqiptarë me renome botërore.
Ky, pra, Edvin Kristaq Rama, në mënyrë perfide dhe me akrobacione politike, alla beogradqe, po i prin opozitës me qëllim të rrëzimit të kësajë qeverie dhe, komplet këtij pushteti të zgjedhur me një plebishit prej 51% të shumicës dardane.
Nuk ia përkrahën idenë e Serbisë “Ballkani i hapur” që e favorizonte këtë të fundit në vend se të lobonte për njohjën e Dardanisë nga vëllau i tij Vuçiqi.
Të gjetur në zgrip, si ky e si opozita dardane, po i lëvizin të gjithë gurët e mundur që kjo udhëheqje mos të mbijetojë dhe ta kthejnë edhe njëherë në një gjendje të paqëndrueshme, e cila ka mbretëruar që nga çlirimi, pasojat të cilat sot po i vuajmë, me rrezik që, po mos të jemi vigjilent, të vendosur e të dijshëm, edhe të na përsëriten.
Mbledhja e 100-të e Qeveris,ë e cila doli me raportin e qeverisjes, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit, pasurimit të jashtligjshëm, konfiskimin e pasurisë, zbatimin e ligjit si një element qenësor i një qeverisje me udhëheqës të pa korruptuar, të pa pasuaruar nga vjedhja e shtëpisë-shtetit, deformimit të zhvillimit hapësinor shtetëror, siç ka ndodhur në kompleksin e vilave në Brezovicë me ndërtime pa leje, është një sinjal i cili, po e dridhë opozitën dhe të gjithë ata, të cilët janë të involvuar në këto marifete e që përfshihen udhëheqës, familjar e bashkëpartiak të tyre, duke i keqpërdorur postet dhë pozitat shtetëtore.
Ishte, vërtetë një veprim, i cili tregon për vendosmërinë e Qeverisë, së këtyre veprimeve do t’ju ndalet turri.
Sot, nëpërmjet mjeteve vizuele u pa qartas se njërit prej pronarëve të vilës të ndërtuar pa leje, iu dha afati tre ditor që t’i largojë rraqet dhë ta lirojë atë, përndryshe do ta blombojnë.
Këto veprime zyrtare të Qeverisë, e kanë vënë në siklet komplet opozitën, e cila për fatin e tyre të keq, duhet t’i lirojnë bashk me ata të cilëve ua mundësuan për nevojat e tyre dhe bashkëpunëtorëve partiak e shtetëtor.
Këto veprime të Qeverisë, e përmirësojnë imazhin e Dardanisë ndaj Bashkimit Evropian, por edhe të SHBA-ve, kur po realizohej njëri ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, luftimi i korrupsionit.
Kryeministri në konferencën për shtyp me Ambasadorin e BE-së në Dardani, doli me shifra dhe numra frapante rreth arrestimeve të grupeve kriminale të llojeve të ndryshme që mund të jenë një ndikacion se, Dardania, jo vetem që i ka plotësuar kushtet për këtë të padrejtë që iu bë shqiptarëve, por edhe i ka tejkaluar të gjitha pritjet që është një dëshmi që Evropa ta merr vendimin e duhur, për liberalizimin e vizave për lëvizje të lirë në tërë BE-në.
Të presim se si do të veprojë, Evropa rreth kësaj çështje me rëndësi dhe trajtim të njëjtë për të gjithë qytetarët e sajë.
Nju York
12 shtator 2022