Kryeministri japonez uron presidentin Erdoğan

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida uroi presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Türkiye, transmeton Anadolu.

Nga liderët botërorë vazhdojnë të vijnë mesazhe urimi për suksesin që presidenti Erdoğan arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryeministri japonez, Kishida në një deklaratë të publikuar përmes Ministrisë së Jashtme tha: “Në emër të qeverisë japoneze dhe popullit japonez ju shpreh urimet e mia të përzemërta për rizgjedhjen tuaj si president”.

“Türkiye dhe Japonia kanë marrëdhënie historike dhe të forta edhe pse janë larg njëra tjetrës në perëndim dhe në lindje”, theksoi Kishida i cili rikujtoi se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve do të mbushin 100-vjetorin në vitin 2024.

Duke bërë të ditur se në 100-vjetorin e ardhshëm dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhëniet e forta në çdo fushë, Kishida tha se dëshirojnë të punojnë së bashku me Türkiye-n në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bota, përfshirë edhe krizën Rusi-Ukrainë.

“Lutem sinqerisht për vazhdimin e shëndetit tuaj dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Türkiye-s”, ka thënë kryeministri Kishida për presidentin Erdoğan.





Story i mëparshëm

​Kosova me tetë skuadra të hendbollit në garat evropiane

Story i radhës

Shqipëria do të ketë një agjenci në mbështetje të startupeve

Të fundit nga