Shqipëria do të ketë një agjenci në mbështetje të startupeve

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali afirmoi përkushtimin e qeverisë për krijimin e një agjencie startupesh e cila do tu vijë në ndihmë sipërmarrësve të rinj.

Pas muajsh bashkëpunim me ekosistemin arritëm të finalizonim në parlament ndryshimin e ligjit me dy elementë të kërkuar nga vetë ekosistemi. Shqipëria nuk ka tashmë vetëm një ligj dhe 50 përfitues nga thirrja e parë, Shqipëria tashmë do të ketë një agjenci të dedikuar për startupet,” tha Bilali në fjalën e saj të rastit në mbrëmjen Gala të edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards.

Ajo tha se pritet nga muaji i ardhshëm pasi ligji dhe aktet e tij të kenë hyrë në fuqi ti dedikohet në mënyrë të dedikuar dhe proaktive ekosistemit të startupeve të cilin e quajti një ekosistem mjaft dinamik.

Bilali tha se kanë punuar me një target grup të rinjsh të ashtuquajturit nomadë dixhitalë të cilët po vinë në Shqipëri për të jo vetëm për të jetuar përkohësisht por edhe për të hapur bizneset e tyre.

Lajmi për hapjen e një agjencie startupesh u bë publik nga vetë Bilali më 16 Mars pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave kur u vendos ndryshimi i ligjit për mbështetjen dhe zhvillimit e startupeve.

Ndryshimet e parashikuara prej tij përjashtojnë nga trajtimi si rezidentë tatimore nomadët dixhitalë.

Me ndryshimin e ligjit, agjencia e startupeve do të jetë e ngarkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në monitorimin dhe asistimin e sipërmarrjeve të kësaj natyre.

Ligji u votua gjatë seancës parlamentare të datës 25 Maj ndërsa Ministrja Bilali tha se do ti hapte rrugë zhvillimit të startupeve në Shqipëri përmes mbështetjes dhe lehtësive fiskale.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Kryeministri japonez uron presidentin Erdoğan

Story i radhës

Si ndikon menopauza në humorin tuaj?

Të fundit nga