Kryeministri Italian thotë se prodhimi i çipeve prioritet kryesor i Evropës

Kryeministri Italian Mario Draghi tha se prioriteti kryesor i vendeve Evropiane është të rrisin prodhimin e çipeve kompjuterike si pjesë e një nisme të gjerë për të forcuar ekonominë e bllokut dhe të mbrojte industritë kyçe.

“Kriza e çipeve, një industri jetike dhe strategjike për sektorë si transporti, makineritë industriale dhe mbrojtja, na ka dëmtuar,” tha Draghi duke folur në parlament.

Ai shtoi se ishte ambicia e Evropës për të rritur pjesën e tregut të prodhimit të çipeve nga 10% aktualisht në 20% të prodhimit global deri më 2030-ën. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zotërinj të BE-së, ndalni politikat mashtruese ndaj Dardanisë

Story i radhës

Avionët luftarakë rusë shkatërrojnë urën në Chernihiv

Të fundit nga