Zotërinj të BE-së, ndalni politikat mashtruese ndaj Dardanisë

Dardaninë e kanë njohur 118 shtete. Ajo, nuk mund të mohojë shtetësinë e saj për shkak të mosnjohjes nga Serbia dhe 5 shtete të Evropës. Serbia, nuk mund të urdhërojë se çfarë vendimesh të marr Dardania rreth zgjedhjeve serbe në një shtet tjetër.

Vendimet e Serbisë, janë çështje e saj dhe ato nuk janë obligative për Republikën e Dardanisë, prandaj, më gjithë gatishmërinë e qeverisë së Dardanisë që serbëve me dy shtetësi t’iu mundësohet të votojnë brenda dhe jashtë. Vuçiqi më kryeneçësinë e tij dhe më qellim që të krijojë situata destabilizuese në një moment kur edhe ashtu të destabilizuara në momentin kur Rusia e pushton Ukrainën duke e shantazhuar, jo vetëm popullatën e Ukrainës, por gjithë botën me përdorimin e armëve nukleare e cila si mjet i realizimeve të aspiratave të sajë për okupimin e territoreve që sipas saj i takojnë Rusisë, përfshirë edhe krejt Evropën Lindore. Putini, nuk ndalet vetëm me kaq por, në një mënyrë, e provokon Perëndimin më theks të veçantë organizatën ushtarake perëndimore, NATO-n, prandaj, njëri nga shkaqet e pushtimit të Ukrainës ishte edhe kushtëzimi i mos anëtarësimit të saj në NATO dhe BE. Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano ka deklaruar në konferencë për shtyp të Komisionit Evropian, se BE-ja shpreh keqardhje për “vendim të Dardanisë për të refuzuar e propozimin e QUNT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Dardanisë për zgjedhjet në Serbi ani pse, nuk jep sqarim së cili ishte propozimi i tyre. Pse i lenë gjërat të keqkuptohen, dy kuptohen e shumë kuptohen. Në interesin e kujt shkojnë këto dezinformata apo mos informata të plota. Për habi, në vazhdim thuhet se, tash presim nga Dardania dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet dhe retorikat të cilat mund të tensionojnë situatën etj.

Unë, dorën në zemër, duke e njohur BE-n si mbështetëse e hapur ndaj Serbisë, si shtet kriminal më një udhëheqës i dalë nga politika gjenocidale dhe bashkëpunëtor të ngushtë dhe vazhdues i politikave të Millosheviqit, një Vuçiqi i cili, sot në takimin e tijë të Këshillit për Siguri Kombëtar, në anën e majtë, e ka të ulur Radojqiqin, kriminel e trafikant i akuzuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, ani pse edhe ky i fundit ka qenë kriminel dhe vrasës i shqiptarëve në veri në vitin 1999, i cili është në kërkim nga shteti i Dardanisë për trafikim mallrash dhe shumëçka tjetër, fatkeqësisht edhe në bashkëpunim me shqiptarët, Evropa heshtë. Dhe, jo vetëm që heshtë por, në një mënyrë po i jep dritën e gjelbër që “t’i disiplinojë shqiptarët” kur edhe ashtu këta të dy, Putini dhe Vuçiqi, më shumë e zënë në gojë Dardaninë se çdo vend tjetër Evropian.

Si mund të konsiderohet Serbia ende si pjesë e Politikës evropiane kur ajo haptas u orientua pro Rusisë, kundër Evropës dhe Amerikës dhe çfarë kuptimi ka dialogu me një shtet i cili iu bashkua një shteti i cili masakron civil, bombardon shkolla, çerdhe fëmijësh, spitale, sulmon konvojin e korridoreve për t’u evakuuar dhe shpëtuar granatimeve dhe për habinë e gjithë njerëzimit, përsëri Evropa e ledhaton shtetin dhe udhëheqësin kriminal karshi viktimës , Dardanisë.

Zotërinj të Evropës, ju, nuk po jeni në gjendje që 5 shtetet e BE-së t’i bindni për të njohur Dardaninë, ndërsa, në anën tjetër, viktimës i lëshoheni në qafë edhe për çështje, do të thosha, banale, sikur Dardania është një lodër e pa vlerë të cilën mund ta hedhësh e kah të duash e ku të duash.

Zotërinj, ndalni politikat mashtruese ndaj Dardanisë. Dikur, do të bëhet vonë, edhe për juve por edhe për neve. Sikur kjo Qeveri mos të rezistonte me kohë, ju, ishit në gjendje që, për të kënaqur Serbinë, të na copëtoni, shantazhoni më gjëra të cilat asnjëherë nuk i keni përdorur ndaj një shteti tjetër e posaçërisht, Serbisë kriminale. A mendoni se Serbia duhet të trajtohet më respekt dhe për çfar arsye? A duhet që Serbisë t’i thuhet troç se, kush ishte e kush është në momentet kritike, jo vetëm për Evropën por edhe për botën dhe shtetet veç e veç. Atëherë, sa po duket, sikur edhe ju po i nënshtrohi ultimatumit rus përmes Serbisë. Si mund të iu besohet atëhere juve në bisedimet e kota që po mundoheni t’i realizoni me një shtet i cili nuk iu njeh e respekton. Ajo, pra, Serbia, po i shfrytëzon të gjitha beneficionet e Evropës, në anën tjetër, iu kërcënon nën mbrojtjen e Rusisë. A i bie kjo që, ju zotërinj të BE-së, po i nënshtrohi Serbisë në venë se, mu ashtu sikur Rusinë, ta largoni nga Këshilli i Evropës. Serbia, është një iriq më gjemba mbi të cilën ju po qëndroni dhe, nuk e dini se sa të rrezikshme janë gjembat helmuese të saj nga helmi rus. Shtrohet pyetja tjetër se, si bota po e shikon ekstreminimin e një popullate pre 44 milion banorëve, shteti i dytë për kah madhësia në Evropë, shtet me pasuri marramendëse nëntokësore e mbitokësore. Vend i cili është në gjendje që t’i mbajë më prodhimet e grurit diku mbi 600 milion banor. Kur Presidenti Zelensky përmes shenjës për ndihmë urgjente e cila përdorët në raste kur anijet fundosën, S.O.S ( shpëtoni shpirtrat tanë) i kërkon botës e posaçërisht në këtë rast, Evropës dhe Amerikës, a po dorëzoheni para një diktatori të rrezikshëm, jo vetëm për popullin rus i cili po e lejon rrezikimin e tyre por edhe i rrezikshëm për njërëzimin duke e mbajtur peng tërë botën sepse, e ka arsenalin e bombës bërthamore i cili, mund ta përdorë ama, a duhet që të “shpëtojë bota”, të flijohet një shtet i tërë para syve të njerëzimit që nënkupton se nesër, po në këtë mënyrë, të kërcënohen edhe shtetet tjera, qoftë edhe superfuqive siç është Amerika. Merreni me mend kur fuqia ekonomike dhe ushtarake e SHBA-ve e zbërthyer në disa elemente siç janë numri i bazave ushtarake në tërë rruzullin tokësor, shtrohet pyetja se, pse nuk iu drejtohen me kundër ultimatum Rusisë së Putinit, ani pse i bie se, duhet të bijesh në nivelin diktatorial e çmendurak.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot në botë i kanë 750 baza ushtarake ne mbi 80 shtete dhe territore të ndryshme (sipas CATO Institut, 2021, Author, Doug Bandoë). Fatkeqësisht, bota qëndron mbi një numër të frikshëm të bombave nukleare ku sipas vlerësimeve në vitin 2022 afro 12.700 koka nukleare mund të jenë në përdorim ndër të cilat, 9.400 janë në depot ushtarake që mund të transportohen përmes aeroplanëve, nëndetëseve, anijeve dhe formave tjera. Janë nëntë shtete të cilat tani disponojnë më arsenalin e tyre ushtarak me numër të kokave nukleare siç vijon: Rusia, 5.977, SHBA-t, 5428, Franca, 290, Kina, 350, Anglia, 225, Izraeli, 90, Pakistani, 165, India, 160 dhe, Koreja e Veriut,20. Pra, gjithsej, 12.705.( I botuar në mar 2022 nga, James Eagel, i edituar nga Anshool Deshmukh). Bota qëndron mbi flakët e tyre e merreni më mend se në duar dhe në mëshirën dhe vullnetin e kuajt është ky arsenal shkatërrues i njerëzimit. Për t’i shpëtuar katastrofës së njerëzimit, duhen koka të ftohta, njerëz të mirëkuptimit, të humanitetit dhe njerëzishmërisë për të menduar për ardhmërinë e njerëzimit i cili edhe ashtu po ballafaqohet më kriza të ndryshme siç ishte edhe pandemia covid-19 e ku humben jetën në tërë rruzullin tokësor mbi 3.3 milion njerëz,.

Mos të flasim për dëmet ekonomike të cilat i kanë pësuar shtetet dhe kontinentet veç e veç. Prandaj, si të gjendet forma, rruga dhe metoda e ndaljes së kësaj histerie ruse e cila nën fuqinë dhe numrin e kokave bërthamore me të cilat disponon, po e shantazhon botën. Vlladimir Putin, nuk është njeri i paqes dhe i mirëkuptimit, prandaj, pyetja është se si t’i kundërvihemi këtij njeriu. Sanksionet ekonomike do ta bëjnë të vetën dhe, Rusia, ekonomikisht do të dorëzohet por, sa jetë njerëzish do të humbin, është çështje e cila po e brengosë njerëzimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kievi po e merr veten, zhbllokohet ura e sulmuar nga forcat ruse

Story i radhës

Kryeministri Italian thotë se prodhimi i çipeve prioritet kryesor i Evropës

Të fundit nga