KRU “Gjakova” njofton se do të jenë pa ujë disa lagje, shkak punimet në rrugën “Skënderbeu”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe ditën e sotme.

Si pasojë e këtyre punimeve, KRU “Gjakova” ka njoftuar se pa ujë të pijshëm do të mbesin disa lagje nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Komunikata e plotë:

Punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”.

Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe ditën e sotme.

KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.

 Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë 29.03.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me

 ujë nga ora, 10:00 deri në ora 14:00.

 Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:

 Rr:”Skënderbeu”

 Rr:”Migjeni”

 Rr:”Xhafer Lipoveci”

 Rr:”Besim Bishtazhini”

 Rr:”Azem Hajdari”

 Rr:”Aleksandër Moisiu”

 Rr:”Hasan Prishtina”

 Rr:”Nimon Ferizi” si dhe,

 Rr:”Latif Jaka”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbretëria e Bashkuar: Rusia po rivendos forcat e saj

Story i radhës

Shqipëri, SPAK nxjerr urdhërarreste të tjera për inceneratorët

Të fundit nga