kroacia kalon ligjin per ta futur ne perdorim euron 627ea9d925d96

​Kroacia kalon ligjin për ta futur në përdorim euron

May 13, 2022
1 minut lexim

Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që i hap rrugë futjes në përdorim të valutës euro vitin e ardhshëm.

Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me euron më 1 janar 2023.

Gjithsej 117 vota ishin në favor të legjislacionit për euron, 13 vota kundër dhe një ligjvënës abstenoi në Parlamentin prej 151 anëtarësh.

Kroacia, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian më 2013, mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të bllokut pas luftës së viteve 1992-’95.

Partitë e krahut të djathtë në Parlamentin kroat ishin kundër futjes në përdorim të euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët.

Të dyja valutat është vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros.

Ekonomia e Kroacisë varet nga të ardhurat nga turizmi gjatë muajve të verës. Vendi tërheq qindra mijëra turistë evropianë dhe të tjerë çdo sezon.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

llapi me dritherima e pret finalen e kupes se kosoves 627ea9ce7b18c
Story i mëparshëm

Llapi me drithërima e pret finalen e Kupës së Kosovës 

kah po shkon dhe kush po e drejton nenen shqiperi 627eaa0aa8589
Story i radhës

Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?!

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë