Kah po shkon? Dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?!

Koha po tregon se ideologjia komuniste e cila e udhëh0qi Shqipërinë me dekada la gjurmë të thella në diktaturën e ideologjisë staliniste e cila ende po mundohet ta kthej rrotën e historisë mbrapa. Rezoluta e fundit e cila doli para deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë që kishte qëllim dënimin e gjenocidit serb në Serbrenicë e cila nuk u votua nga Partia Socialiste tregon më së miri turpin dhe papërgjegjësinë totale ndaj krimeve të luftës të cilat i bëri Serbia në ish Jugosllavi. Këtij karavani të [diktaturës] në Parlament dhe në Qeverinë e Shqipërisë po i prinë njeriu me kontrovers dhe më i dëmshmi për politikën shqiptare e ky është Edi Rama.

Shqipëria në mbledhjen e fundit të Parlamentit u rreshtua në anën e Rusisë, të Koresë Veriore, të Kinës dhe të Serbisë. Refuzimi për ta dënuar gjenocidin serb në Serbrenicë nga ana e Partisë Socialiste të Edi Ramës është fyerje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Është fyerje për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët dhe martirët që u vranë nga forcat serbe. Edi Rama ka kohë që punën kundër interesit të shqiptarëve, duke vepruar haptazi kundër shtetësisë së Kosovës dhe kundër sovranitetit të saj. Ai këtë e dëshmojë edhe me projektin famëkeq të nisur nga Aleksander Vuçiqi për Ballkanin e Hapur duke e izoluar Kosovën për ta forcuar miqësinë me Aleksandër Vuçiqin.

Ky Edi Rama përpos që e ka përçarë skenën politike në Shqipëri ku raportet ndërmjet liderëve politikë kanë arritur majën e përçarjeve dhe të hasmërisë, arriti që përmes politikës aventuriste të përzihet në punët e brendshme të Kosovës duke negociuar fshehurazi edhe për korrigjimin e kufijve të Republikës së Kosovës. Shtrohet pyetja? Kah po shkon dhe kush po e drejton Nënën Shqipëri?. Gjatë vitit 1999 në cilësinë e Kryetarit të Shtabit të Refugjatëve të Kosovës pata rastin më për së afërmi ta njoh Shqipërinë, njerëzit e saj, pasuritë natyrore dhe mentalitetin kulturor dhe ndjenjën kombëtare të njerëzve të këtij vendi. Mjerisht politika e mbrapsht ka ndikuar edhe me raportet ndërnjerëzore tek qytetarët ku një pjesë e të cilëve janë të privilegjuar nga ish sistemi komunist duke u shndërruar në klasë të aristokracisë Borgjeze.

Ky botëkuptim dhe këto zhvillime kanë ndikuar edhe në rrjedhën dhe kultivimin e frymës patriotike ndaj vendit, shtetit, dhe kombit. Partia socialiste e Edi Ramës edhe tani ka nostalgji për sistemin komunist dhe për liderin shpirtëror… Edi Rama është i liruar krejtësisht nga ndjenja njerëzore humane dhe nga ideali për bashkimin e kombit. Këtë më së miri po e dëshmon gjendja aktuale, politike, ekonomike, sociale, kulturore e cila tani është për tu dëshiruar. Shqipëria sot është shndërruar në një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni, droga, hakmarrjet, vrasjet, dhe të gjitha të këqijat po ja zënë frymën. Edhe pas një shekulli Shqipëria ende nuk arriti të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj po theksojmë në fund se aventurat e Edi Ramës po e dëmtojnë çështjen nacionale të shqiptarëve. Është shqetësues pozicioni dhe pasiviteti i pjesës intelektuale në këtë vend nëse ekziston dikun.?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kroacia kalon ligjin për ta futur në përdorim euron

Story i radhës

Kurti, kërkesë Lajçakut: Trego pse dështoi marrëveshja për targat

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish