Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme

Kroacia sot pasdite është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.

E rajoni që më së shumti u godit ishte Miranjami, ku erërat merrnin me vete gjësende të ndryshme sikurse në filmat fanta-shkencë të Hollywood-it.

Banorët kanë filmuar stuhinë e fuqishme që ka kaluar pranë vendeve ku ata jetojnë, e pamjet janë rrëqethëse.

Madje shumë kulme të shtëpive janë dëmtuar, e pemët e shkulura kanë përfunduar nëpër rrugë, duke e vështirësuar komunikacionin.
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ti nuk je gjysma tjetër e mollës: nuk meriton një dashuri gjysmake

Story i radhës

Albin, çka po pret, ndale luksin për deputetë!

Të fundit nga