Ngjarjet në parlamentin e kosovës pasionit të flaktë për pushtet! Ngjarjet e fundit jane vetem kulmi, i piramides se pazarlleqeve, se cfare interesash perfaqesojne deputetet kosovarë. Popullatës së varfër ua ka humbur të gjitha shpresat për jetë ma te mire.
Zotërinj të politikës, Ju duhet që detyrat tuaja t’i realizoni denjësisht, në të kundërtën do të vihet në pikëpyetje e gjitha e ardhmja jonë si shtet. Mendoj se fillet e shumë problemeve gjenden te qëndrimet e pamatura dhe tejet agresive.
Kohëve të fundit, përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, me veprimet e tyre të pamatura po bëjnë lojëra të rrezikshme në kurriz të cenimit dhe dëmtimit të interesave jetike, jo vetëm të Kosovës, por të mbarë Kombit Shqiptar.
Vërtetë kjo gjendje duhet të jetë shqetësim dhe brengë e të gjithë qytetarëve të gjithë në Kosovarvëe cila Kosovën dhe popullin shqiptar mund ta shpije drejt rreziqeve të reja, i të cilave do të ishte shumë e dhimbshëm dhe i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës si dhe gjeneratat që do vijnë. Duhet urgjent për gjetjen e zgjidhjeve adekuatenë parlamentin e Kosovës të problemeve të shumta që e kanë kapluar vendin tonë.
Mërgimtarët, kërkojnë një Kosovë te drejt edhe te ecmi drejt nji jete ma te mir, kërkojnë një Kosovë ku sundon ligji, shpreh shqetësimin për mungesën e vullnetit. Ndjehem i demoralizuar dhe i shqetësuar lidhur me rrjedhat negative që e kanë përcjellë shtet ndërtimin e Kosovës, posaçërisht në planin e zhvillimit ekonomik, social, dhe ajo çka është më e dhimbshmja për ne si mërgimtarë, gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun. Shumë vite diaspora vuajti duke ndarë kafshatën e gojës për të mirën e vendit, shumë vite ne bredhumë rrugëve të Evropës, duke demonstruar e duke aktivizuar të gjithë potencialin për interesa kombëtare. Disa shkuan vullnetarisht në luftë e disa derdhën shumë para në fondet e krijuara për pavarsinë e Kosovës.
Të rinjtë dhe të rejat kosovare kërkojnë dhe duan punë, duan një jetë normale si e gjithë rinia e botës, e jo t’iu jepen premtime boshe dhe debate demagogjike pa asnjë mbulesë siç po bëjnë politikanët tanë pa dallim. Konkretisht për parandalimin e të keqes duhet domosdoshmërish të ndërmarrë masa urgjente ta luftoje korrupcionin dhe krimin e organizuar. Lufta kundër dukurive negative duhet të jetë permanente dhe e shumanshme, për vetëdijesim kolektiv për ndalimin e të keqes. Kombi shqiptar që ka përjetuar robërinë shekullore, luftërat e egra ka rezistua me vendosmëri dhe besim të fortë në lirin e Kosoves. Çka do të ndërmerret në të ardhmen për krijimin e vendeve të reja të punës, ngase Kosova ka nevojë për zhvillim të gjithanshëm ekonomikë.