Politikan të mençur, të zotë, të aftë dhe të pranueshëm janë ata njerëz që merren me politikë dhe të cilët gjatë marrjes me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, të vështirë dhe kompleks shoqëror e njerëzor këta shtetin dhe shoqërinë e nxjerrin nga vështirësitë dhe nuk e lejojnë që këto të futen në kriza, por jo ata politikan, të cilët shtetin dhe shoqërinë e fusin akoma më thellë në kriza dhe në vështirësi të shumta të ndryshme. Profili i politikanëve të sotëm fatkeqësisht është ky i fundit, ndërsa profili i politikanëve të tjerë janë, ata që u përmendën në pjesën e sipërme të këtij shkrimi. Ngjashmëria mes këtyre dy kategorive të politikanëve është se të dy këto merren me politikë, por dallimi mes tyre qëndron në faktin se kategoria e dytë e politikanëve ndikojnë shume keq dhe tepër negativisht mbi politikën dhe me këtë rast kjo reflektohet shumë keq dhe në mënyre të papranueshme mbi gjendjen e shtetit dhe të shoqërisë, e kategoria e parë e politikanëve ndikon dhe kontribuon mirë dhe pozitivisht në politikë e kjo gjithsesi ka ndikim pozitiv dhe të pranueshëm mbi shoqërinë dhe shtetin. Sot fatkeqësisht shumica dërmuese e politikanëve duhet të quhen baballarë dhe mjeshtër të vështirësive, të rreziqeve dhe të krizave. Si rezultat i veprimeve të tyre të këqija dhe destruktive të gjitha shoqëritë dhe shtetet janë futur në krizë të thellë e shumë të vështirë. Kjo kriza e tanishme, pra është shumë e madhe dhe e përgjithshme. Në këtë kohë e gjithë bota ndodhet në krizë dhe atë më të madhen që e njeh historia e njerëzimit. Kur dikush dhe diçka ndodhet në krizë atëherë të gjitha energjitë përpjekjet dhe aktivitetet e njerëzve duhet të orientohen rreth bërjes së lëvizjeve dhe punëve për daljen nga kriza. A po bën sot dikush përpjekje, e a po ndërmerren hapa si dhe a po bën ndokush ndonjë lëvizje për dalje nga kriza. Përgjigja e njerëzve të mençur dhe të vetëdijshëm për realitetin dhe situatën reale në të cilën ndodhen shoqëritë dhe shtetet e botës sot është një JO me shkronja të mëdha. Për individët e tjerë gjithcka është shumë në rregull dhe ky realitet duhet të vazhdojë të kultivohet dhe të lejohet që të jetë kështu siç është. Deri kur dhe deri ku derisa të mos shkatërrohet bota e bashkë me të edhe i tërë njerëzimi. Pyetje logjike që sot duhet ta parashtrojë çdo njeri i vetëdijshëm për gjendjen dhe realitetin dominant në botë është kjo. Pse angazhohen politikanët në politikë dhe pse këta paguhen tepër shtrenjtë si rezultat i angazhimit të tyre në të, pra këta athua vallë angazhohen dhe paguhen për të lejuar që të ndodhin krizat apo të njëjtët angazhohen dhe paguhen për t’i pamundësuar apo dhe për ti zgjidhur krizat. Përgjigje shumë logjike në këtë pyetje është se politikanët paguhen që të angazhohen për arritjen e qëllimit apo objektivit të dytë e jo për mundësimin dhe lejimin e objektivit apo dhe qëllimit të parë. Për ta arritur objektivin dhe qëllimin e dytë disponimi dhe përpjekjet e shumicës së politikanëve duhet të orientohen drejt rregullimit të raporteve dhe eliminimin e dobësive si dhe për shmangien e mangësive, të cilat shkaktojnë çrregullime dhe kriza në shoqëri dhe në shtet. Politikanët duhet të jenë aktorë apo dhe arkitekt kryesor me qëllim që të ofrojnë mundësi, dhe të miratojnë, por edhe të zbatojnë masa efikase dhe efektive për dalje nga krizat, e jo të lejojnë paraqitjen dhe thellimin e tyre. Është shumë keq kur politikanët nga aktor serioz dhe konstruktiv në realitetin politik fillojnë të luajnë rol negativ dhe të sillen në mënyrë destruktive dhe të kontribuojnë negativisht në shtet dhe në shoqëri, kjo sa i përket çështjes së mundësisë së paraqitjes dhe ekzistimit të krizave. Një fjalë e mençur njerëzore thotë më mirë është të shmanget dhe të evitohet sesa të lejohet e të mundësohet kriza, dhe me këtë rast ta pësojnë keq nga prezenca dhe veprimi i saj njerëzit. A ka situatë më të keqe dhe më të rrezikshme se mundësia e rrezikut nga shpërthimi i luftës së tretë botërore, nuk ka, prandaj le të grumbullohen të gjithë politikanët pozitiv, të mençur, të vetëdijshëm dhe largpamës të mbarë botës dhe le ta shmangin krizën apo katastrofën, e cila ka mundësi të ndodhë nga mundësia e shpërthimit të luftës së tretë botërore me mundësi për përdorimin e armëve atomike. Politikanët sot duhet të ofrojnë stabilitet e siguri me qëllim që ta pamundësojnë shpërthimin e luftës globale me pasoja katastrofale apo shkurt e shqip thënë këta duhet të ofrojnë shpëtim.
Të fundit nga
Qindra banorë të fshatit Luboten kanë protestuar në hyrje të fshatit kundër, siç thonë, uzurpimit
Kevini dhe Edi kanë biseduar për ngjarjen e fundit që ndodhi me rrobat e këtij të
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet”
Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë të
Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë