Krishtlindje në varfëri, familja Kapaj nga Vlora kërkon një strehë të sigurtë

min lexim

Të tre anëtarët e familjes vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore

Edhe kjo Krishtlindje kaloi e zymtë e pa festë në familjen Kapaj.

Të tre anëtarët vuajnë nga probleme shëndetësore.

Më e rëndë është gjendja për djalin e shtëpisë, Fatjonin.

32-vjeçari po e kalon jetën në karrige me rrota. Nuk mund të ecë që prej moshës 3-vjeçare.

“Mua më kanë nxjerrë me paralizë që të vogël. Kam ecur deri në moshën 3 vjeç, pastaj nuk ecja dot.”

Hallet ua shton edhe pamundësia ekonomike.

Jetën e përballojnë me vështirësi të mëdha vetëm me kempin e Fatjonit.

“Ata që marr nuk më dalin për ilaqe për veshje.”

Të ardhurat nuk mjaftojnë as për medikamente.

“Ilaqet mund ti shkojnë te 200 mijë lekë. I ka të nevojshme.”

Shtëpia ku banojnë aktualisht në Vlorë nuk ka as kushtet minimale andaj e vetmja kërkesë që kanë është një strehë e sigurt.

“Streha që pikon është e nevojshme se njerëzit bëhen të gjithë me reumatizëm. Nëse pikon shtëpia nuk vlen asnjë gjë.”

Kanë trokitur në çdo derë institucioni e shpresën se do i ndihmojë dikush e kanë humbur, megjithatë kanë një thirrje të fundit për çdokënd që mund të dëgjojë historinë e tyre.

“Kush kanë mundësi të vënë dorën në zemër, për djalin tim për një strehë.”

Image

Familja Kapaj nga Vlora

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tahir Batatina ka dy fjalë për Agim Ademin dhe Ilir Krasniqin 

Story i radhës

Dheu e zuri poshtë, publikohet momenti kur zjarrfikësit e shpëtojnë shqiptarin

Të fundit nga