Hakera e “Homeland Justice” kanë publikuar një material prej 143.3 mb të cilat pretendojnë se janë “email-et” e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Publikimi i e-maileve të kreut të SHISH, një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, vjen pas publikimit më parë të e-maileve të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, apo dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policis së Shtetit Gledis Nano.
Kujtojmë se lista e plotë e e-maileve të ish-drejtorit të Policisë Nano, u publikua dhe me të dhëna të tjera në lidhje me të, si lëvizjet e tij jashtë shtetit, të marra nga sistemi TIMS.
Foto-ilustrim