Krasniqi takohet me Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

July 14, 2023
1 minut lexim

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se së bashku me Lajçakun kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Siç ka thënë ai, PDK-ja do angazhohet edhe sa i përket kthimit në normalitet në katër komunat në veri.

“Sot, në Bruksel, takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Me emisarin Lajçak diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast i shpreha edhe një herë qëndrimet e mia në raport me to. Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka shkruar ai. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fadil Muriqi: Më pëlqeu loja e Ballkanit por duhet të përmirësohen në një aspekt! Gjilanit dhe Dukagjinit i dëshiroj suksese

Story i radhës

​Arrestohet ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë