Kraki befason me kritikat ndaj LDK-së/ I përmend fushatën parazgjedhore – ja prapavija që po përdor përmes slloganit të saj!

November 25, 2024
1 minut lexim

Profesori nga Parisi Nezir Kraki përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me fushatën parazgjedhore që LDK po bënë.

Ai ka kritikuar format që po vazhdon të bëjë LDK në mënyrë që të tregoj se është në bashkëpunim me SHBA, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu ai thotë se “LDK nuk mjaftohet me kopjimet në ngjyra, tipografi dhe pankarta nga fushatat amerikane. Ajo edhe slloganin LUMIR2025 e ka të menduar dhe shkruar anglisht.

Postimi i plotë

Sqarim gratis për LDK-në

Amerikanizimi i fushates ne stil e ne forme s’ka gje te keqe por partite duhet ta dine se ne cilin vend po garojne.

P.sh. LDK nuk mjaftohet me kopjimet nË ngjyra, tipografi dhe pankarta nga fushatat amerikane. Ajo edhe slloganin LUMIR2025 e ka të menduar dhe shkruar anglisht.

Në shqip do duhej t’ishte LUMIRI2025, dmth në trajtën e shquar nëse e përdor veç emrin, në mënyrë që të dihet për cilin Lumir është fjala. Lis (secili lis) / Lisi (një lis i caktuar, i identifikuar).

Madje, nëse e teprojmë pak me trajtime albanologjike, edhe ajo që në marketing quhet Baseline, fjala apo fjalia që e mbylle një sllogan, është me gabim: « Bëhu ndryshimi » ka nevojë, sipas meje, për një pikëçuditese në fund.

Më falni për këtë ndërhyrje apolitike, nëse dikush ka sqarim të kundërt, me interes e kisha lexu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

Story i radhës

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS, axhenda

Të fundit nga

ShkoLartë