Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaff Scholz tha se mbështjetja që e merr vendi ynë nga Gjermania është e fuqishme dhe e vazhdueshme.
“Mbështetja e që e marrim nga Gjermania është e fuqishme dhe e vazhdueshme. Kjo mbështetje Maqedonisë së Veriut i jep shtytje të madhe drejt realizimit të aspiratave tona. Kjo vizitë është e rëndësishme për shkak të tajmingut i cili po realizohet kur në prag të samitit të qershorit presidentët të shteteve dhe qeverive të shteteve të BE-së e presim hapin e merituar i cili do të debllokojë procesin për nisje të negociatave me vendin tonë”.
“Vizita e kancelarit Sholz është tregues i qartë se mbështetje për kriteriumet e përmbushra nga ana e Maqedonisë së Veriut, për hyrje në BE”, u shpreh më tej Kovaçevski.