Curry shkëlqen në fitoren e Golden State ndaj Bostonit

Është barazuar sërish seria finale në NBA, pasi Golden State Warriors ka regjistruar fitoren e dytë ndaj Boston Celtics.

Ndeshja e zhvilluar në “TD Garden” përfundoi me rezultatin 107:97.

Stephen Curry shkëlqeu në këtë përballje dhe ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij. Ai shënoi 43 pikë, teksa shtoi edhe katër asistime.

Curry u ndihmua nga Klay Thompson me 18 pikë, si dhe Andrew Wiggins me 17 sosh.

Kurse, te vendasit u dalluan Jayson Tatum me 23 pikë dhe Jaylen Brown me 21 të tjera.

Seria finale tashmë është 2:2, teksa ndeshja e pestë do të zhvillohet të hënën në “Chase Center”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rritja e ‘çmendur’ e çmimeve/ Deputetja e PD tregon çfarë fshihet pas nivelit ku ka arritur shitja me pakicë e karburanteve

Story i radhës

Kovaçevski: Vizita e kancelarit Scholz, tregues i qartë se RMV-ja ka përmbushur kriteret për hyrje ne BE

Të fundit nga