Kovaçevski: RMV i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit

March 26, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski në rrjetin e tij social facebook ka falenderuar BE-në që mori vendim gjatë krizës energjetike që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm.

”Si rezultat i politikës së solidaritetit, Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të përbashkët të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit. Nëpërmjet hyrjes kolektive në treg, qëllimi është të sigurohet një çmim më i ulët i gazit. Në këtë kohë plot sfida, strategjia e përbashkët “së bashku jemi më të fortë” jep rezultate.

Falënderoj BE-në që mori vendim gjatë krizës energjetike që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm natyror si pjesë e strategjisë për përballimin e pasojave të agresionit rus në Ukrainë, shkruan kryeministri Kovaçevski”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani: KE-ja do të furnizojë gaz dhe naftë për Maqedoninë e Veriut aq sa do të ketë nevojë

Story i radhës

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

Të fundit nga

ShkoLartë