Kovaçevski: Me mbështetjen e Qeverisë kompanitë vendore realizojnë investime të reja dhe punësime

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizuan takim me drejtorinë dhe punonjësit në kapacitetet prodhuese të markës tonë nacionale “Vitaminka” nga Prilepi me traditë mbi 60 vjet ekzistencë.

Kryeministri Kovaçevski pas vizitës së prodhimit tha se edhe në kushte krize, Qeveria i mbështet kompanitë që janë të inkurajuara të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme.

“Kjo kompani e njohur i shfrytëzon përfitimet e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, si dhe masën e Qeverisë për mbështetjen financiare për forcimin e konkurrencës së subjekteve afariste në periudhën pas KOVID-it. Në bazë të kësaj mase, pothuajse 400 kompani morën mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë euro. “Vitaminka” është kompani që investon në vende të reja pune, realizon investime kapitale, e rrit konkurrencën dhe i pushton tregjet e reja. Pikërisht për këtë i përmbush kushtet për shfrytëzimin e mjeteve të parapara në Ligjin për mbështetje financiare për investimet, përmes të cilit përkrahje kanë marrë më shumë se 350 kompani në vend. Projekti investues pesëvjeçar i “Vitaminkës” duhet të realizohet deri në fund të vitit. Deri më tani janë investuar 419 milionë denarë, ndërsa në përputhje me planin investimi do të arrijë në 702 milionë denarë. Deri më tani, ndihma shtetërore e paguar është 68 milionë denarë. Me Planin për rritje ekonomike, i cili funksionon përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe Programit afatmesëm për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, vetëm në vitin 2021 ekonomia e Maqedonisë mbështetet me 48,5 milionë euro”, tha Kovaçevski dhe përkujtoi se janë miratuar dhe zbatuar gjashtë pako masash kundër krizës, të cilat janë vlerësuar në vlerë prej rreth 1,2 miliardë euro, për të shpëtuar vendet e punës dhe për të ruajtur likuiditetin e kompanive.

Kovaçevski shtoi se mbështetja për ekonominë dhe qytetarët vazhdon edhe në periudhën e paspandemisë me pakon e masave në vlerë prej 400 milionë euro.

“Në kushte kur çmimet e naftës në bursat botërore po rriten çdo ditë, përmes uljes së TVSH-së dhe akcizave kemi shmangur rritjen e madhe të çmimeve dhe sot kemi naftën më të lirë në rajon, gjë që është veçanërisht e mirëpritur si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. Ulja e TVSH-së për produktet bazë në 0%, si dhe ngrirja e marzhave, ka mundësuar që çmimet e këtyre produkteve të mos rriten mbi normale, gjë që mbron standardin jetësor të qytetarëve, ndërsa shporta konsumuese është më e mbushur”, shtoi Kovaçevski dhe nënvizoi se Qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të shumës së faturave të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa me programin për varfëri energjetike, 6500 amvisëri me të ardhura të ulëta do të vazhdojnë të marrin fatura të reduktuara.

Drejtori gjeneral ekzekutiv i “Vitaminka”, Sasho Naumoski, theksoi se suksesi i kompanisë me mbi 700 të punësuar ndodh falë investimeve në burimet njerëzore, modernizimin e prodhimtarisë dhe pajisjen.

Ai nënvizoi se edhe në vite krize, pjesërisht me mjetet e ndara si ndihmë nga Qeveria arrijnë të investojnë në blerjen e pajisjeve, në centralin fotovoltaik për prodhimin e vet të energjisë elektrike, zgjerim dhe pajisje e hapësirës së magazinës, zhvilli, i prodhimeve të reja për rikonstruimin dhe mbindërtimin e sistemit për menaxhim automatik me linjën për prodhimin e çokolatës, duke shtuar se këto investime ndikojnë në punën e fabrikës në drejtim të avancimit, modernizimit dhe automatizimit të proceseve teknike-teknologjike.

Qeveria vazhdon të mbështesë kompanitë dhe qytetarët dhe për atë qëllim janë miratuar edhe vauçerë me vlerë totale prej 3.000 denarë për 35.000 qytetarë nga kategoritë më të cenueshme, paga minimale është rritur në 18.000 denarë, ndërsa pensionet patën rritjen më të madhe.

Në ngjarje, Kryeministri Kovaçevski konkludoi se shteti është këtu të ndihmojë dhe të ndjek kompanitë në zhvillimin e tyre, sepse ekonomi e zhvilluar do të thotë shtet i zhvilluar.

Story i mëparshëm

Grubi: Personat me Sindrom Down duhet të trajtohen të barabartë në çdo sferë

Story i radhës

OKB thotë se 925 civilë janë vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

Të fundit nga