Kovaçevski: Kujdesi për më të cenuarit, toleranca dhe dinjiteti njerëzor janë vlera mbi të cilat po thellohet bashkëpunimi me Vatikanin

May 23, 2022
min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga vajza e tij Tamara Kovaçevska dhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Romë dhe në Vatikan në kuadër të festimeve tradicionale për nder të 24 Majit. Dita e iluministëve mbarësllav, sot u prit nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku.

Kryeministri Kovaçevski pati takim tet-a-tet me Shenjtërinë e Tij Ppa Françeskun, pas së cilit vijoi pritja e vajzës së Kryetarit të Qeverisë, si dhe anëtarët e delegacionit, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës, Martin Popov, shef i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë, Ana Andreeva, sekretare për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe protokoll të Kryeministrit, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikolla Jankullovski, rektor i universiteti Sh. Kirili dhe Metodi, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-AO, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-AO dhe Zoran Stojanov, dekan i Dioqezës së Kishës Katolike të Strumicës dhe Marija Efremova, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vatikan.

Në audiencën te Ati i Shenjtë Françesku, si një nga aktivitetet qendrore të programit për nderimin e jetës dhe veprës madhështore të iluministëve Kirili dhe Metodi, Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë në vitin 2019, e cila ishte vizita e parë e një udhëheqësi të Kishës Katolike Romake që mbahet mend si historike.
Gjatë bisedës me Papa Françeskun u theksua roli i vëllezërve iluministë Kirili dhe Metodi, të cilët me misionin e tyre për të përhapur krishterimin në një gjuhë të kuptueshme për popujt sllavë, kryen edhe misionin e lidhjes së popujve të Evropës.

Maqedonia e Veriut dhe Vatikani, u theksua në takim, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 28 vjet më parë, me përkushtim dhe respekt të ndërsjellë ndërtojnë miqësi të bazuar në traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare dhe figura të rëndësishme si shenjtorët Kirili e Metodi dhe Shën Nënë Tereza.

Në takim u përshëndet iniciativa për nënshkrimin e një marrëveshjeje të plotë (konkordat) ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, për rregullimin e statusit të Kishës Katolike në vendin tonë dhe promovimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ndërmjet institucionet arsimore dhe arkivat e të dy vendeve.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se me Papa Françeskun ranë dakord se thelbi i veprimit tonë është mbështetja e bashkëqytetarëve tanë më të cenueshëm në kohë krize. Respektimi i dallimeve si një nga shtyllat e ndërtimit të një shoqërie në të cilën ka vend për të gjithë, reflektohet në traditën e tolerancës ndërfetare, respektimin e besimeve të ndryshme fetare dhe nxitjen e lirisë dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e Kryeministrit Kovaçevski dhe delegacionit e vendit me Papa Françeskun, u ndanë mesazhe shprese dhe dëshirë për prosperitet në periudhën postpandemike, por edhe në përballjen me krizën më të madhe ndonjëherë, duke theksuar se bashkëpunimi i frytshëm me Vatikanin do të thellohet sepse ndajmë të njëjtat vlera të mirëkuptimit të ndërsjellë, mbështetjes për më të cenuarit, barazisë, tolerancës dhe dinjitetit njerëzor.

Kryeministri Kovaçevski i dhuroi Papa Françeskut një fragment të punuar me dorë me shkrim kaligrafik në letër të punuar me dorë nga eulogjia e Shën Klementit të Ohrit, një rruzare me perlë tradicionale të Ohrit dhe filigran, si dhe një disk vinyl të virtuozit maqedonas Vlatko Stefanovski.

Kryeministri Kovaçevski i dhuroi Papa Françeskut një fragment të punuar me dorë me shkrim kaligrafik në letër të punuar me dorë nga eulogjia e Shën Klimentit të Ohrit, një rruzare me perlë tradicionale të Ohrit dhe filigran, si dhe një pllakë vinil të virtuozit maqedonas Vllatko Stefanovski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Balla: Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit Bullgari-Maqedoni e Veriut

Story i radhës

MKRS-ja shpërblen boksieren Donjeta Sadiku me 14 mijë euro

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë