Kovaçevski kërkon të rriten prodhimet vendore dhe të zvogëlohen importet

1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi sot nevojën për mbështetjen e bujqve, sepse sipas tij lufta në Ukrainë na mësoi për rendësin e energensëve dhe ushqimit.

Sipas tij qeveria synon të subvencionoj bujqit me qëllim që të rritet prodhimi vendor dhe të zvogëlohen sa më shumë importet.

“Të dielën në këtë vend isha para jush dhe prezantova setin e ri të masave anti-krizë, atëherë thashë se rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë. Sot jemi këtu për të treguar se si do të sigurojmë ushqim për të gjithë.

Lufta në Ukrainë na mësoi se cilat janë elementet kryesore për jetë dhe ato janë energensët dhe ushqimi. Dëshirojmë që bujqit tanë të kenë kushte më të mira dhe më lehtë t’i përballojnë sfidat. Duhet të rritet prodhimi vendor, përmes subvencioneve, fondet evropiane dhe resurset njerëzore”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Google lejon aplikacionin e Trump në Play Store

Story i radhës

Shkëmbimi i bujshëm Mbappe – Salah!

Të fundit nga