kovacevski kerkohet nje zgjidhje e shpejte dhe cilesore me bullgarine 61fe536576374

Kovaçevski: Kërkohet një zgjidhje e shpejtë dhe cilësore me Bullgarinë

February 5, 2022
1 minut lexim
Kovacevski MIa 780x470 1

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas vizitës së parë të punës në Bruksel, në selinë e BE-së dhe NATO-s, ku u takua me liderët e këtyre dy organizatave, pranoi t’i përgjigjet disa pyetjeve për MIA-n.

Kovaçevski kërkon një zgjidhje të shpejtë por cilësore me Bullgarinë fqinje për hapjen e negociatave të shumëpritura dhe të merituara me BE-në, biseda tregon qartë se qëllimi i qeverisë është vendosja e besimit mes dy palëve, gjë që u mirëprit nga liderët e Bashkimit Evropian. . Kryeministri Kovaçevski, megjithatë, i paralajmëroi bashkëbiseduesit se çdo vonesë e re e procesit pashmangshmërisht ndikon në mbështetjen e qytetarëve, por edhe në oreksin e fuqive të tjera të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ai theksoi se deklaratat e ministrit të Mbrojtjes i nënshtrohen interpretimeve të ndryshme dhe se Maqedonia e Veriut do t’i përmbahet qëndrimeve që ndërtohen bashkërisht në NATO, duke marrë parasysh marrëdhëniet tregtare me Rusinë.

Në temën për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO në të ardhmen, kryeministri Kovaçevski tha se do të ishte mosmirënjohëse të komentohej për këtë temë në këtë moment.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mjellma e sarajeves kete here do ti hape flatrat mbi san siro 61fe50d0dae84
Story i mëparshëm

“Mjellma e Sarajevës” këtë herë do t’i hapë flatrat mbi “San Siro”

6 vite baboon aplikacioni qe rikonceptoi sektorin food delivery ne shqiperi 61fe5d000a750
Story i radhës

6 vite Baboon, aplikacioni që rikonceptoi sektorin Food Delivery në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë