6 vite Baboon, aplikacioni që rikonceptoi sektorin Food Delivery në Shqipëri

min lexim

Më 5 Shkurt 2016 një ëndërr e një grupi të vogël njerëzish për të shtuar vlerë në jetën e klientëve, bizneseve dhe punonjësve me një shërbim “Made in Albania” udhëhequr nga Genti Selenica nis mes shumë sfidave dhe mundësive.

Baboon më shumë se një aplikacion i thjeshtë ishte një mision për të revolucionarizuar sektorin Food Delivery në Shqipëri nga konceptimi i tij si treg tek ndërtimi i një modeli biznesi mbështetur mbi inovacion të vazhdueshëm të cilin nuk e kërkonin vetëm sfidat e brendshme të kompanisë si logjistika por edhe pandemia.

Sot mund të themi me plot gojë se kjo ëndërr ka filluar të bëhet realitet dhe më e bukura do të vijë këtë vit i cili do të jetë plot sfida dhe mundësi për jetët,” shprehet Genti Selenica.

Genti lindi në qytetin bregdetar të Vlorës dhe në moshën 18 vjeçare emigroi në Itali për të ndjekur studimet e larta. Pasi u diplomua në fushën e Biznesit nga Universiteti i Bolonjës, nisi aventurën e tij në botën e startupeve.

Baboon është aplikacioni i parë shqiptar Food Delivery në Shqipëri që erdhi si një nevojë reale e tregut. Aplikacioni mban emrin Baboon duke u identifikuar me majmunin Babouini, një kafshë shumë e zgjuar e cila ushqehet si njeriu. Përdoruesit e aplikacionit mund të porosisin nga restorantet më të mira dhe ta marrin porosinë brenda 30 minutash.

Klientët marrin ushqimin që duan në kohë të shkurtër, restorantet rrisin të ardhurat dhe detyrohen të mbajnë standarde të larta.

Qindra biznese sot janë pjesë e platformës dhe ofrojnë shërbimet e tyre përmes aplikacionit Baboon Shqipëri dhe Kosovë dhe qytete si Tiranë, Prishtinë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Pogradec e me qytete të tjera të cilat së shpejti do të jenë pjesë e saj.

Vlera që sjellë Baboon është përkthyer në kontribut reale për bizneset B2B, restorantet e madje edhe njerëzit të zakonshëm të cilët mund të bëhen shpërndarës të Baboon duke përdorur mjetet e tyre të transportit me liri dhe fleksibilitet.

“Janë qindra biznese të cilat kanë punësuar mijëra njerëz dhe gjenerojnë të ardhura përditë,” thotë Genti.

Edhe pse nisi me një ekip modest përbërë nga numër të vogël dizajnerësh, zhvilluesish, agjentë suporti dhe menaxherë projekti, sot Baboon ka mbi 100 punonjës i cili zgjerohet dita ditës.

Baboon u vlerësua me çmimin “ICT Mobiliteti i Vitit” nga gara më madhe mbarëkombëtare e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, Albanian ICT Awards në edicionin e tij të katërt. Ky çmim vlerëson zgjidhje dhe shërbime mobile të cilat kanë sjellë vlerë dhe inovacion në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Mbi 50 kuzhuna dhe 400 restorante me emra të mëdhenj si KFC, Burger King, Opa, Salt, PaneVino, Propper Pizza, Pastaria, Yogurteria, Il Gusto, Kungfu Express, Veggies, Vila Ferdinand etj ofrojnë shërbimet e tyre në plaformë. Aplikacioni ka mbi 200 mijë shkarkime në Play Store dhe App Store.

“Ne kemi akoma shumë gjëra për të bërë. Vizioni jonë për të ardhmen është shndërrimi i Baboon në një platformë self-service,” beson Genti.

Në 2017-ën Baboon erdhi me një imazh të ri duke përmirësuar ndjeshëm eksperiencën e përdoruesit me aplikacionin dhe platformën.

6 vite më parë Genti kishte bërë një premtim, se çdo Shqiptari që do ti shkojë mendja për të ngrënë diçka, do ti kujtohet Baboon. Sot më shumë se kurrë ngjan me një premtim të realizuar.

Besojmë se rrjeti ynë përfaqëson ata individë të cilët ushqejnë kreativitet dhe inovacion,” thotë Genti.

Ditën e sotme më 5 Shkurt, Baboon ofron 600 lekë ulje për çdo porosi që kalon vlerën 1000 lekë duke përdorur kuponin 6VITEBABOON.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Kërkohet një zgjidhje e shpejtë dhe cilësore me Bullgarinë

Story i radhës

Aksesori i ri që duhet të vishni këtë vit

Të fundit nga