Kovaçevski – Kalas: Vazhdon dialogu politik dhe bashkëpunimi thelbësor në nivel dypalësh dhe shumëpalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë

July 12, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Vilnius, u takua me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Dy kryeministrat theksuan se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë janë tradicionalisht të mira dhe miqësore, të përcjella me dialog të vazhdueshëm dhe i zhvilluar politik.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Estonisë në rrugën maqedonase për integrim evropian.

Në takim u diskutuan temat nga agjenda e Samitit të NATO-s, si dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi Kryeministren estoneze Kalas për mbështetjen që Estonia jep për prioritetet tona si vend kryesues i OSBE-së dhe theksoi se Maqedonia e Veriut, si edhe më parë në kuadër të qëndrimit me Organizatën, do të vazhdojë të bëjë përpjekje për përmirësimin e koordinimit dhe do të angazhohet për zbatimin e përbashkët të aktiviteteve si parakusht për ndryshime pozitive në OSBE.

Fotogaleri nga Samiti i NATO-s, Vilnius 2023

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefat e Departamentit për Kriminalistikë hetojnë arsyet e zjarrit në Gjykatën e Kumanovës

Story i radhës

Kjo është ora ideale kur duhet të bëni marrëdhënie intime

Të fundit nga

ShkoLartë