Kovaçevski: Jemi të hapur për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë

June 8, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me njoftimin e liderit të partisë politike bullgare “Ima Takov Narod”, Slavi Trifunov, për largim nga koalicioni qeveritar në Bullgari, tha se Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm në negociata, kërkon një zgjidhje të sinqertë dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

“Ne jemi vend që në pesë vitet e fundit kemi dëshmuar se mund të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura me fqinjët”, tha Kovaçevski, i cili nënvizoi se falë Marrëveshjes së Prespës RMV është anëtar i NATO-s dhe një hap në prag të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se Qeveria ka diskutuar dhe ofruar zgjidhje gjatë pesë muajve të fundit, ka shkëmbyer ide me Bullgarinë fqinje për të hequr veton dhe për të arritur marrëveshje të qëndrueshme të bazuar në vlerat evropiane, duke ruajtur dinjitetin dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në frymë.

“Ne në asnjë moment nuk e instrumentalizuam çështjen e negociatave me Bullgarinë dhe anëtarësimin në BE, nuk e politizuam në mënyrë të njëanshme dhe nuk e përdorim për pikë të brendshme politike, ndryshe nga pala tjetër që e ka instrumentalizuar vazhdimisht këtë çështje, e ka përdorur për përdorim të brendshëm politik”, tha Kovaçevski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Getafes: Klubi ka rastin ta marrë Balen

Story i radhës

​Julia Gardner merr ofertë të luajë në filmin biografik për Madonna-n

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë