Presidenti i Getafes: Klubi ka rastin ta marrë Balen

Presidenti i Getafe, Angel Torres ka thënë se skuadrës së La Ligës i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Gareth Bale pas largimit të sulmuesit nga Real Madrid.

Bale do të jetë zyrtarisht lojtar i lirë në fund të këtij muaji kur kontrata e tij në Santiago Bernabeu do të përfundojë. 

“Kam folur me përfaqësuesit e Gareth Bale. Ata na e kanë ofruar atë. Por ne do të duhet ta studiojmë atë”, ka thënë Torres.

32-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri për të ruajtur gjendjen e tij fizike, pasi me fitoren ndaj Ukrainës të dielën, çoi Uellsin në Kupën Botës pas një pauze prej gjashtëdhjetë e katër vitesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​SHBA paraqet planin për partneritet të ri me vendet e Amerikës Latine

Story i radhës

Kovaçevski: Jemi të hapur për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë

Të fundit nga