Kovaçevski: Është koha për të vepruar – zgjerimi i BE-së tani është çështje e rëndësisë gjeostrategjike

Maqedonia e Veriut dëshiron t’i bashkohet BE-së, ndërsa me këtë çdo qytetar i saj do të bëhet edhe qytetar i BE-së, prandaj me Qeverinë e re të Bullgarisë vendosëm bashkëpunim në fusha të cilat shikojnë drejt së ardhmes dhe të cilat mund të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve, potencoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, duke potencuar se zgjerimi i BE-së tani është çështje e rëndësisë gjeostrategjike..

„Dy Qeveritë e reja janë votuar thuajse në të njëjtën kohë, njëra para përfundimit të vitit të kaluar ndërsa tjetra në fillim të këtij viti dhe menjëherë filluam me dialog të ri pasi paraprakisht mbi një vit dialogu midis dy shteteve thuajse edhe nuk ka ekzistuar dhe mediat praktikisht janë plotësuar me propagandë nga individë, nga grupe të cilat nuk kanë dashur të shohin arritje të marrëveshjes. Prandaj dy qeveritë vendosën bashkëpunim në fusha të cilat shohin drejt së ardhmes dhe të cilat mund të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve, si edhe palëve të involvuara, odave ekonomike dhe institucioneve të tjera, ndërsa nga ana tjetër kjo jep rezultate pasi ka përfitime materiale konkrete, ka dialog midis dy ministrive të Punëve të Jashtme për Çështjet e hapura politike”, potencoi Kovaçevski.

Në bisedën me gazetarin e gazetës “Ta Nea”, Mihalis Micos, kryeministri u përqendrua edhe në Regjistrimin në vend, për të cilin potencoi se u zbatua në bazë të praktikave më të mira evropiane dhe përfshinte ekspertë të BE-së.

“Rezultatet tani janë dërguar në Eurostat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të BE-së pasi të miratohen. çdo person ka qenë i lirë të shprehë mendimin e tij për çështje personale dhe besoj se kjo është baza mbi të cilën secili në vend mund të ndihet i lirë për të gjitha çështjet dhe vetëvendosjen. Në vitet e fundit, veçanërisht pas vitit 2001, ne kemi dëshmuar se Maqedonia e Veriut është shoqëri për të gjithë qytetarët e saj dhe sipas Kushtetutës, shteti nuk u përket vetëm maqedonasve, por edhe bashkësive të tjera etnike që jetojnë në vend, si dhe personave të cilët vetëpërcaktohen ndryshe. Ky proces bazohet në parimet kushtetuese të shtetit dhe u mundëson malazezëve, bullgarëve përmes procedurave tona kushtetuese të bëhen pjesë e Kushtetutës”, shtoi Kovaçevski.

Kryeministri potencoi se me siguri jemi ndër shtetet e rralla e mbase shteti i vetëm në Evropë që ka “Ministri për pakica”, kemi edhe ligje të cilat i mbrojnë gjuhët e bashkësive më të vogla etnike dhe në këtë drejtim respektohen dhe mbrohen të gjitha të drejtat e njerëzve në shtet edhe atë në nivel mjaft të lartë.

“Maqedonia e Veriut dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe me atë çdo qytetar do të bëhet edhe qytetar i BE-së. Dhe nëse përkujtohemi në konferencën e fundit për shtyp të kryetarit të KE-së në Sofje, korniza negociuese dhe procedurat dhe rregullativat në BE janë të plotfuqishme për mbrojtjen dhe për zhvillimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve në shtetet evropiane”, shtoi Kovaçevski.

Ai potencoi se edhe rajoni i Ballkanit gjithmonë ka qenë sferë interesi edhe për Rusinë por edhe për shtetet e tjera por ne në vend kemi qëllim të qartë dhe pajtim midis partive politike kryesore, veçanërisht ato që janë pjesë e Qeverisë, lidhur me rrugën tonë drejt BE-së.

“Ka individë, por ka edhe parti politike në Kuvend dhe jashtë tij që janë qartazi kundër anëtarësimit në BE dhe NATO, kështu që tani na takon neve dhe BE-së që ta mbajë premtimin e saj, sepse Maqedonia e Veriut ka bërë një nga vendimet më të rëndësishme, në të kaluarën, dhe BE-ja nuk e ka bërë pjesën e saj në atë pikë. Ka pasur shumë debate, por asnjë veprim real, dhe mendoj se tani është koha, sepse zgjerimi nuk është vetëm një çështje zgjerimi, është një çështje me rëndësi gjeostrategjike në lidhje me gjithçka që po ndodhë në Ukrainë dhe në lidhje me për të gjitha sulmet hibride dhe dezinformatat që po ndodhin në rajon”, shtoi kryeministri.

Sipas tij, mu për këtë çështja për zgjerimin e Unionit duhet të zgjidhet sa më parë, fillimisht me marrëveshje të ndërsjellë midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa më pas edhe me miratimin e kornizës negociuese nga BE-ja.

Lidhur me disponimin e opinionit publik në vend lidhur me inkuadrimin në BE, kryeministri Kovaçevski potencoi se është normale për një proces i cili zgjat thuajse 18 vite dhe nuk ka përfunduar, të krijojë dëshpërim, por se megjithatë edhe tani BE-ja e ka mbështetjen midis shumicës së qytetarëve në shtet, diku rreth 70 për qind.

I pyetur nëse “lufta në Ukrainë mund të jetë pozitive për Ballkanin”, kryeministri Kovaçevski potencoi se asnjë luftë nuk mund të jetë pozitive për askënd dhe askund.

“Nuk do t’i sjellë dobi askujt. Dhe në këtë këndvështrim dua të bëj apel që kjo luftë të përfundojë menjëherë, sepse nuk do t’i sjellë dobi askujt. Nëse e shikojmë situatën në Ukrainë tani, praktikisht shohim se Rusia nuk ka arritur asgjë deri më tani, përveç krijimit të krizës më të madhe energjetike, krizës më të madhe ushqimore në Evropë, por edhe në botë pas Luftës së Dytë Botërore”, potencoi Kovaçevski.

Ai potencoi se vendi mbetet i qartë në orientimin dhe qëndrimin e vet për bashkëpunim me aleatët tanë.

“Të hënën do të kemi një stërvitje të madhe të NATO-s në Shkup, e cila do të tregojë unitetin, por edhe gatishmërinë e vendit. Deri më tani, mund të them se kemi treguar se jemi një partner i domosdoshëm i NATO-s, jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në aspektin e ndihmës që i kemi ofruar deri tani Ukrainës dhe popullit ukrainas. Vendi është gjithashtu i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukraina dhe t’i integrojë ata në shoqëri. Vendi ynë është i gatshëm t’i pranojë dhe t’u ofrojë një jetë që nuk do të jetë si shtëpi, por do të donim të ndiheshin si në shtëpinë e tyre në Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se vendi i ndan vlerat e NATO-s dhe të BE-së, edhe pse nuk jemi anëtare e Unionit dhe e kemi harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së.

“Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nuk janë sanksione ndaj popullit rus, por ndaj regjimit rus që filloi këtë luftë të paprovokuar ndaj Ukrainës sovrane. Nuk mund të parashikoj veprimet e liderëve në Rusi, por në fund të gjithë do të jenë në një pozicion humbjeje, sepse pasojat ekonomike që shohim nuk janë vetëm mbi popullin rus apo ukrainas, por mbi të gjithë njerëzit në Evropë. Këto janë mësime, kjo është shumë e rëndësishme për Evropën. Evropa nuk ka pasur konflikte të rëndësishme dhe të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, ndaj duhet të përmirësohen marrëdhëniet që të mos përballemi më me situata të tilla. Ky është edhe një mesazh për BE-në lidhur me zgjerimin, sepse sa më të mira të jenë lidhjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes vendeve dhe mes Ballkanit Perëndimor, aq më mirë do të jetë. Do të thotë investim në paqen në rajon, i cili është pjesë e pashmangshme e Evropës, dhe pa këtë pjesë Evropa nuk do të jetë e plotë para të tjerëve në botë”, potencoi kryeministri.

Duke folur për marrëdhëniet me Greqinë, kryeministri Kovaçevski u përqendrua edhe në tre memorandumet të cilat akoma nuk janë ratifikuar nga Parlamenti grek, por sipas tij, kjo megjithatë nuk mund t’i prishë marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Jemi të vetëdijshëm për tre memorandumet që ende nuk janë miratuar në parlamentin grek, por besoj se nuk janë të një rëndësie të tillë që të mund të prishin marrëdhëniet e mira midis Greqisë dhe dy vendeve. Këto tre memorandume janë në fushën e sigurisë, BE-së dhe zhvillimit ekonomik. Janë ratifikuar nga Parlamenti ynë sepse ne i kemi njohur, kemi njohur përfitimin e përmbajtjes së tij dhe shpresoj që në Parlamentin e Greqisë të vijë një moment që deputetët të kuptojnë rëndësinë e tyre dhe të votohen”, nënvizoi kryeministri.

Ndryshe për sot është paraparë në margjinat e Forumit, Kovaçevski të ketë takim bilateral me kryeministrin grek, Kirjakos Micotakis, si edhe të marrë pjesë edhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Story i mëparshëm

​Shtatë pacientë me COVID po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale

Story i radhës

Dukagjini – Ballkani, ky është rezultati i pjesës së parë

Të fundit nga