Të gjitha partitë politike, duhet të tejkalojnë vetveten dhe të deklarohen pro integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas cilit ekzistojnë dy koalicione, njëri që është pro integrimit të vendit në BE dhe tjetri që nuk ofron kurrfarë alternative.
“Ky është obligim i çdo deputeti sepse ata kanë obligim ndaj qytetarëve, lidhur me ardhmërinë evropianë të vendit dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në ë këtë vend. Andaj ekziston diskutim në parlament i bazuar në fakte. Ju thashë se ekzistojnë dy koalicioni, njëra që është pro integrimit evropian dhe tjetra që nuk ofron kurrfarë alternative”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.