Kovaçevski: Bllokada e ligjeve është një akt bashkëkohor i tradhtisë ndaj popullit

min lexim

Sot të jesh në anën e djathtë do të thotë integrim evropian, zbatim i vlerave evropiane, arritje e standardit evropian të jetës, kontribut për paqen evropiane, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga festimi qendror me rastin e “11 Tetorit”, duke bërë thirrje për bashkim të të gjithë aktorëve politikë dhe shoqërorë në arritjen e qëllimit strategjik anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bllokimi i ligjeve dhe masave në vend, i progresit në nivel ndërkombëtar, izolimi i shtetit, janë ana e gabuar dhe asgjë nuk mund ta justifikojë këtë lloj sjelljeje, sepse është një akt bashkëkohor i tradhtisë ndaj popullit dhe vendit të vet”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se gjatë historisë sonë janë marrë vendime të vështira që kanë kërkuar sakrifica të ndryshme. Në Luftën e Dytë Botërore, siç theksoi ai, ishin sakrificat njerëzore, dhe sot kur dialogun e kemi si mjet për zgjidhje pajtuese, askush, sipas Kovaçevskit, nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë veprat e luftëtarëve, sakrificën e tyre dhe besimin se një ditë brezat e rinj do të jetojnë në një shtet të avancuar anëtar të BE-së.

Story i mëparshëm

Flagshipi i Nvidia RTX 4090 konsumon deri në 493W në frekuencat turbo 3.1Ghz

Story i radhës

Refuzoi ftesën

Të fundit nga