Kovaçevski: Bashkëpunimi i mirë me bashkësitë fetare do të vazhdojë

February 1, 2022
min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Komisionit për Marrëdhëniet mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze, Darijan Sotirovski, u takuan me udhëheqësit e bashkësive fetare në vend: të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan, i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Shaqir Efendi Fetai, i Kishës Katolike, Imzot Kiro Stojanov, Ipeshkvi i Shkupit dhe Eparhu Strumicë-Shkup, me Kryetarin e Bashkësisë së Hebrenjve, Pepo Levi dhe me Marjan Dimov, Mbikëqyrës i Kishës Metodiste-Ungjillore.

Në takim Kryeministri Kovaçevski u përgëzua për mandatin dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe u falënderua për takimin e sotëm të parë, të paorganizuar në nivel më të lartë politik, që u vlerësua si një vëmendje dinjitoze ndaj bashkësive fetare dhe vazhdim të bashkëpunimit të mirë me Qeverinë.

Kryeministri Kovaçevski tha se bashkëpunimi i mirë me bashkësitë fetare do të vazhdojë, me respekt për të gjithë, nuk ka çështje të pazgjidhura sa i përket parimit të respektit dhe dialogut dhe se ai si Kryeministër dhe kjo Qeveri politikisht stabile, janë të vendosur të vazhdojnë me promovimin e politikave efektive që japin rezultate në të mirën e të gjithë qytetarëve.

Bashkërisht u konstatua se ndërtimi i suksesshëm i një shoqërie për të gjithë, në vitet e fundit, është në dobi për të gjithë qytetarët dhe në këtë drejtim theksohet bashkëpunimi i mirë ndërmjet liderëve fetarë, si kontribut për vendosjen e besimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.

Të gjithë liderët fetarë të pranishëm në takim shprehën mbështetje për Kryeministrin Kovaçevski dhe Qeverinë që të vazhdojnë punën ashtu siç ka filluar, me qasje të hapur, të ndershme dhe dinjitoze ndaj çështjeve aktuale me rëndësi për qytetarët dhe për të ardhmen e mirë të vendit.

Në takim u diskutuan më shumë çështje aktuale, të cilat u theksuan si të rëndësishme nga përfaqësuesit e bashkësive fetare të pranishëm në takim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri: Nuk ka numër të madh të rasteve pozitive te nxënësit dhe mësimdhënësit në Maqedoni

Story i radhës

Johnson kërkon falje për festat, por nuk dorëhiqet

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë
ShkoLartë