johnson kerkon falje per festat por nuk dorehiqet 61f9411e4f5a9

Johnson kërkon falje për festat, por nuk dorëhiqet

February 1, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka kërkuar mbështetjen pas rezultateve të hetimeve ndaj qeverisë së tij për festat e organizuara në rezidencën e tij zyrtare gjatë mbylljes së parë të vendit në 2020-ën.

Sipas këtij raporti, në ndërtesën e qeverisë janë shkelur të gjitha rregullat anti-covid që iu imponuan vendit për shkak të pandemisë. Por Johnson nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe pse në raport flitet për një lidership të dështuar dhe mungesë gjykimi.

Gjatë këtyre festave në zyrën e qeverisë janë shkelur 12 rregulla dhe rreth kësaj po heton tashmë Scotland Jard. Për shumë britanikë ajo që ka ndodhur është me keq se të gënjesh në parlament.

Kryeministri britnik kërkoi faljen para deputetëve në parlament, duke shprehur keqardhje për ato festa dhe për mënyrën e menaxhimit të situatës për të cilën po hetohet. Ai tha se e dinte që kërkesa për falje nuk mjaftonte dhe premtoi reformimin e menjëhershëm të procedurave të qeverisë

Opozita laburiste e konsideroi Johnson si një njeri që nuk ka turp,  të cilit njerëzit nuk i besojnë më. Një nga festat ishte pikërisht për ditëlindjen e tij në 19 qershor 2020 dhe morën pjesë 30 persona, në një kohë që rregullat lejonin deri në gjashtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kovacevski bashkepunimi i mire me bashkesite fetare do te vazhdoje 61f939e2d360b
Story i mëparshëm

Kovaçevski: Bashkëpunimi i mirë me bashkësitë fetare do të vazhdojë

deshironi qe banja juaj te kete gjithmone ere te mire provoni kete trik 61f941576ab26
Story i radhës

Dëshironi që banja juaj të ketë gjithmonë erë të mirë – provoni këtë trik

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë