kourtney kardashian shkelqen me bikini 6a8ac3bce94e8

Kourtney Kardashian shkëlqen me bikini

August 23, 2026
1 minut lexim

Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet familjare, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini metalike në ngjyrë argjendi.

47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë udhëtimit, duke shfaqur stilin e saj veror.

Kardashian shijoi pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, bateristin e Blink-182, Travis Barker, dhe fëmijët e tyre.

Image

Kourtney Kardashian

Çifti ka një djalë, Rocky, dy vjeç, ndërsa të dy kanë edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, shkruan DailyMail.

Gjatë udhëtimit, Kourtney u shfaq me të paktën dy modele të ndryshme bikini, një prej tyre me shkëlqim argjendi dhe një tjetër me print leopardi.

Image

Kourtney Kardashian

Postimi mori edhe reagime nga familjarët e saj. Nëna e saj, Kris Jenner, komentoi me emoji me sy në formë zemre, ndërsa motra Khloe Kardashian la disa zemra të kuqe.

Ndërkohë, familja e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas publikimit të dokumentarit të Travis Barker, “Louder Than Fear”, ku muzikanti foli për historinë e dashurisë me Kourtney, humbjen e dhimbshme të një shtatzënie dhe ardhjen në jetë të djalit të tyre Rocky në nëntor 2023.

Image

Kourtney Kardashian

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani ekzekuton edhe nje person lidhur me protestat e janarit 6a8ac2f76bcdc
Lajmi i mëparshëm

Irani ekzekuton edhe një person lidhur me protestat e janarit

jotova nuk do te heqim dore nga bullgaret ne maqedonine e veriut 6a8ac6631e4b4
Lajmi i radhës

Jotova: Nuk do të heqim dorë nga bullgarët në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë