irani ekzekuton edhe nje person lidhur me protestat e janarit 6a8ac2f76bcdc

Irani ekzekuton edhe një person lidhur me protestat e janarit

August 23, 2026
1 minut lexim

Gjyqësori në Iran njoftoi më 23 gusht se është ekzekutuar edhe një protestues i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare në janar.

Sipas mediave iraniane, Majid Adineh, u arrestua më 9 janar në zonën Mohamadshahr të Karaxhit.

Gjyqësori iranian e akuzoi Adinehin për bashkëpunim me “grupe armiqësore”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si dhe për “nxitje të luftës”.

Autoritetet po ashtu pretenduan se ai kishte në posedim “një pistoletë të llojit Colt, tre krehër fishekësh, 30 plumba, dy bombola të gazit lotsjellës, një sharrë elektrike dhe një shishe me benzinë” kur u arrestua.

Gjyqësori tha se dënimi i tij u mbajt në fuqi pas apelit të bëtë në Gjykatën Supreme dhe ekzekutimi u krye mëngjesin e 23 gushtit.

Ekzekutimi i Adinehit është i fundit në një seri të dënimeve kapitale të shqiptuara nga gjyqësori iranian.

Sipas të dhënave të fundit, 483 persona janë ekzekutuar nga autoritetet iraniane gjatë këtij viti dhe shumica e dënimeve me vdekje ishin të lidhura me protestat e janarit, kur mijëra persona u vranë nga forcat e sigurisë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u arrestuan.

Që nga nisja e luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt, në Iran ka pasur rritje të ekzekutimit të personave të cilët grupet për drejtat e njeriut i konsiderojnë të burgosur politikë – nga protestuesit e deri te anëtarët e supozuar të grupeve të ndaluara, si dhe të persona të dënuar për spiunazh. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te dyshuar per 6 raste vjedhjeje ne 24 oret e fundit ne pranga 2 persona ne tirane nje prej tyre kishte thyer masen arrest ne shtepi 6a8ac291f3c3c
Lajmi i mëparshëm

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, në pranga 2 persona në Tiranë. Një prej tyre kishte thyer masën ‘Arrest në shtëpi’

kourtney kardashian shkelqen me bikini 6a8ac3bce94e8
Lajmi i radhës

Kourtney Kardashian shkëlqen me bikini

Të fundit nga

Kourtney Kardashian shkëlqen me bikini

Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet familjare, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini metalike në ngjyrë argjendi. 47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë udhëtimit, duke shfaqur
ShkoLartë