Është arritur marrëveshja mes Chelseat dhe Napolit për transferimin e qendërmbrojtësit, Kalidou Koulibalyt.
Senegalezi do të udhëtoj për në Londër ditëve në vijim ku do të nënshkruajë kontratë të re.
Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Chelsea do t’i paguajë Napolit shumën prej 40 milionë eurove, kurse qendërmbrojtësi senegalez do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon.