Momenti i tmerrit kur dy avionët e parashutistëve përplasen në ajër duke shpërthyer në flakë

Në pamje shihen momentet kur dy avionë të mbushur me parashutistë përplasen me njëri-tjetrin duke shpërthyer në flakë në ajër.

Aksidenti horror ndodhi mbi liqenin Lake Superior, në Wisconsin, SHBA gjatë një praktikë rutinë hedhjeje me parashutë.

Pamjet e rënda tregojnë grupin e parashutistëve që përgatiten të hidhen kur avioni i dytë u afrohet nga poshtë.

Por në një keqllogaritje të distancës mjeti përplas avionin mbi të duke shkaktuar një zjarr.

Në momentin e plasjes një parashutist ishte duke qëndruar në krahët e avionit por më pas lëshohet në ajër.
 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koulibaly transferohet te Chelsea

Story i radhës

Nothing 1, telefoni që synon të revolucionarizojë industrinë e smartfonëve

Të fundit nga