“Kot gëzohen të shiturit në Himarë”/ Ngjela: Vetëm kështu Beleri mund ta vijojë mandarin, por ja pse është e pamundur

Ndonëse tashmë kanë dalë rezultatet për Bashkinë e Himarës, avokati Spartak Ngjela konsideron se ende asgjë nuk është fituar atje.

Kjo për shkak se personi që i ka fituar zgjedhjet aktualisht ndodhet në burg.

Sipas tij, nëse gjykata do ta dënojë Belerin me burg, dhe vendimi gjyqësor do të marrë formën e prerë, Beleri shkarkohet automatikisht në bazë të vendimit me burg që i ka dhënë SPAK.

“Asgjë, ende nuk është fituar Bashkia e Himarës.

Ai që u zgjodh me sforcim të madh parash, është i arrestuar në bazë të nenit 328 të Kodit Penal – për Korrupsion Aktiv në Zgjedhje.

Çështja do të gjykohet në SPAK.

Nëse gjykata do ta dënojë Belerin me burg, dhe vendimi gjyqësor do të marrë formën e prerë, Beleri shkarkohet automatikisht në bazë të vendimit me burg që i ka dhënë SPAK”, ka thënë ai.

Mirëpo, ai thotë se nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës, gjë që sipas tij është e pamundur.

“Kot gëzohen të shiturit në Himarë.

Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës.

Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u

Të shohim më pas se si do të shkojnë zgjedhjet për kryetarin që do të zgjidhet në zgjedhjet e reja, dhe cili do të jetë kandidati i ri që do zgjidhet nga himarjotët.

Por SPAK duhet ta gjykojë sa më shpejt me një procedurë të përshpejtuar, se kjo është një çështje me rëndësi të madhe kombëtare”, përfundon Ngjela statusin e tij në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luiz Ejlli thyen rekord personal në Instagram

Story i radhës

Ramabaja për zgjedhjet në Turqi: Ishin më të rëndësishmet në botë për këtë vit

Të fundit nga