Ramabaja për zgjedhjet në Turqi: Ishin më të rëndësishmet në botë për këtë vit

Profesori universitar Sadri Ramabaja ka cilësuar zgjedhjet presidenciale të Turqisë si më të rëndësishmet në botë për vitin 2023.

“Ishin më të rëndësishmet në botë për këtë vit”, tha ai në emisionin Pressing.

Ramabaja thotë se përballja e vlerave në këto zgjedhje kanë bërë që të ketë interesim të madh për zgjedhjet e këtij viti. Ramabaja shton se Rexhep Taip Erdogan ka rol të madh në rritjen e ndikimit të Turqisë në botë dhe rritjes së fuqisë së shtetit.

Ai foli gjithashtu edhe për ndikim rus në këto zgjedhje, duke konstatuar se ka pasur ndërhyrje.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë për 20 vjet, do të përballet në rundin e balotazhit me kundërkandidatin e tij opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Votimet për zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 28 maj, pasi në rundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk fitoi mbi 50 për qind të votave.

Sipas Këshillit Suprem Zgjedhor, Erdogan në rundin e parë të zgjedhjeve fitoi 49.51 për qind të votave, ndërkaq Kilicdaroglu 44.88 për qind.

Raundi i balotazhit do të përcaktojë nëse shteti i Turqisë, aleat i NATO-s, mbetet nën kontrollin e Erdoganit ose rifillon një rrugëtim më demokratik, të premtuar nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu.

Story i mëparshëm

“Kot gëzohen të shiturit në Himarë”/ Ngjela: Vetëm kështu Beleri mund ta vijojë mandarin, por ja pse është e pamundur

Story i radhës

“Në Turqi frika dhe pashpresa, do të mbretërojnë vitet e ardhshme”

Të fundit nga