DARKO

Kostovski prezantoi në 3D projektin për poliklinikën e re moderne në Butel (VIDEO)

October 3, 2025
1 minut lexim

Kumuna e Butelit po hyn në një epokë të re të shëndetësisë! Kryetari i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, në një video deklaratë prezantoi projektin në 3D të ndërtimit të poliklinikës së re moderne, të cilën e cilësoi si “krenari për qytetarët e Butelit”.

“Po ndërtojmë një objekt të bukur, funksional dhe modern, i cili do t’u ofrojë qytetarëve kushte të denja për kujdes shëndetësor cilësor. Ky është një hap historik për komunën tonë,” ka thënë Kostovski.

Poliklinika e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1,500 metra katror, do të ketë katin përdhese dhe katin e parë, do të ofrojë shërbime nga mjekësia e përgjithshme, pediatria, gjinekologjia, mjekësia interne dhe neuropsikiatria, si dhe nga mjekësia fizikale.

Sipas Kostovskit, poliklinika e re e Butelit do të ketë pajisjet më bashkëkohore, me RTG kabinet, laborator, eko dhe farmaci, punkt për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe shërbim të natës për qytetarët. Ndërtimi i këtij objekti shëndetësor do të bëhet në hapësirën ku aktualisht gjendet ambulanca e vjetër, sipas planit urbanistik të miratuar më 16 shkurt 2024.

Ky projekt i hartuar nga vetë Komuna e Butelit shihet si një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën shëndetësore lokale. Me këtë, qytetarët e Butelit do të fitojnë shërbime moderne dhe të afërta, pa pasur nevojë të udhëtojnë nëpër komuna tjera.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

558859841 1497299181690564 6432478110708300789 n
Lajmi i mëparshëm

Koalicioni AKI takim me qytetarët në Reçicë të Vogël, Avziu: Bashkimi ynë është forca që kthen dinjitetin në Tetovë

ali ahmeti perserit narrativen e beogradit kurti rrezik per maqedonine 68df90b189db0
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti përsërit narrativën e Beogradit: Kurti, “rrezik” për Maqedoninë!

Të fundit nga

ShkoLartë