DARKO KOSTOVSKI DHE MEVLIDE KRYEZIU

Kostovski: Buteli po ndryshon pamjen e shkollave, fasadë e re dhe efikase për “Petar Zdravkovski – Penko” (FOTO)

November 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, bashkë me drejtoreshën e shkollës, Mevlide Elezi Kryeziu, ka ndjekur nga afër punimet për vendosjen e fasadës së re energjetikisht efikase në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në lagjen Shkup Veri.

Sipas Kostovskit, ky projekt kap vlerën prej 11 milionë denarësh dhe paraqet një investim të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e mësimit dhe njëkohësisht do të mundësojë kursime të konsiderueshme të energjisë.

Kostovski gjithashtu ka theksuar se Komuna e Butelit po investon në mënyrë të vazhdueshme në shkollat fillore komunale si kurrë më parë, duke realizuar kërkesat që dalin nga bashkëbisedimet me prindërit dhe mësimdhënësit.

“Po i përmirësojmë kushtet në shkollat tona komunale dhe po krijojmë një mjedis më modern, më të sigurt dhe më efikas për nxënësit tanë,” ka theksuar Kostovski.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plani amerikan kunder atij evropian dy vizione te kunderta per paqen ne ukraine 69259827658c9
Lajmi i mëparshëm

Plani amerikan kundër atij evropian, dy vizione të kundërta për paqen në Ukrainë

qeveria ne detyre ndan mbi 7 8 milione euro per sherbimin spitalor te kosoves 69259d4e925b8
Lajmi i radhës

Qeveria në detyrë ndan mbi 7.8 milionë euro për Shërbimin Spitalor të Kosovës

Të fundit nga

Rusia nis sulme të reja ndaj Ukrainës

Forcat ruse sonte kanë goditur qytetin ukrainas, Mykolaivin, i cili ndodhet në jug të Ukrainës. Granatimet lanë dy gra të plagosura, dëmtuan ndërtesa banimi dhe ferm pasi ato u përfshinë nga flakët,

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit
ShkoLartë