Kombëtarja U21 e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e nëntë dhe të parafundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
“Dardanët” e rinj do të takohen me Anglinë U21. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Anglezët janë liderë në Grupin G me 22 pikë dhe e kanë të siguruar pozitën e parë, si dhe pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Ndërsa, Kosova është e katërta në këtë grup me 11 pikë.