Kombëtarja e Kosovës U-19 përgatitet për sfidat që e presin në javën e dytë të muajit prill.
Vashat synojnë të janë të përgatitura në çdo aspekt, për të arritur rezultate sa më të mira.
“Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës U19, femrat, në kampin stërvitor në Istog, para ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian U19, në Grupin 1.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Estonia, Hungaria dhe Turqia.
Përballjet e këtij grupi luhen në Prishtinë, mes datave 8-10 prill”, njofton FVK.