United i gatshëm të rinovojë kontratat e dy yjeve anglezë

Gjiganti anglez Manchester United është i gatshëm që të hap bisedimet për rinovim të kontratave të Marcus Rashford dhe Luke Shaw, raporton “ESPN”.

“Djajtë e Kuq” thuhet se janë duke menduar për të ardhmen e dyshes në fjalë, pasi që arritën marrëveshje për të rinovuar kontratën e Bruno Fernandes, marrëveshje kjo e cila do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vazhdim.

Rashford dhe Shaw janë përballur së fundmi me kritika të shumta për shkak të paraqitjeve të tyre këtë sezon, sidoqoftë, United i konsideron ata lojtarë kyç të skuadrës dhe dëshiron që t’ua zgjasë qëndrimin në “Old Trafford”.

Në këtë sezon, Marcus Rashford ka arritur të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar pesë gola dhe dy asistime.

Në anën tjetër, Luke Shaw këtë sezon ka arritur të bëjë 26 paraqitje për United, duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si t’i shpëtoni rrobat nga njollat e djersës gjatë verës

Story i radhës

Kosova U-19 përgatitet për Estoninë, Hungarinë dhe Turqinë

Të fundit nga