Kosova siguresë për sigurinë e Gadishullit Ilirik

March 29, 2022
min lexim

Oreksi rritët duke ngrënë thotë fjala popullore shqiptare. Këtë oreks Evropa e ka ngritur të Rusia dhe Serbia që nga Lufta e parë Botërore.

Këtë po e bënë edhe sot. Demokracia nuk arrihet pa u  ndëshkuar krimi dhe agrsioni, tallja me krimet që i ka bërë agresori serb shqiptarëve në etapa të ndryshme të historisë dhe në luftën e vitit 1998/99, pazaret për kufoma, ndërprerja e hulumtimit të trafikimit të organeve të shqiptarëve në Batajnicë dhe shtatë varreza tjera masive në Serbi këto të gjitha i benë nën mbikëqyrjen e BE dhe patronatin e Rusisë, herë më Mogerinin e herë më Lajçakun e ky kurs i butë që përdori Evropa, ndaj një shteti kriminel, për krimet që ky shtet i bëri në Evropë gjithmonë i dirigjuar nga Rusia polli rezultatet në Gjeorgji, Krime dhe tani në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë i vogli i Rusisë më një herë del me tregimin e armëve afër kufirit me Kosovën për të kthyer në sundimin e vet ish shtetet e dala nga Jugosllavi e cila u firmua më shumë gjakderdhje veçanërisht të shqiptarëve dhe përfundoj po më gjakderdhje të shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve dhe sllovenëve. Nga viti 1945 e deri në vitin 1999 për shqiptaret nuk kan pasur liri, kan pas më pakë dhunë ose më shumë dhunë.

Për këtë Evropa ka heshtë, ndërsa Shqipëria ka qëndruar në bunkerin e sajë PPSH e infektuar nga sindromi i Stokholmit, duke kultivuar të shqiptaret ideologjinë ne vend të patriotizmit. Duke luftuar pa mëshirshëm ndnjenjen kombëtare. Kanë qenë shqiptarët e Kosovës të cilët kanë derdh gjak dhe janë kalbur nëpër burgje jugosllave për të mbrojtur vlerat njerëzore, kulturën evropiane, gjuhën dhe traditat e veta kombëtare. Kjo na ka kushtuar më humbje në njerëz, në pasuri, trashegimi kulturore, në ekonomi dhe territore.  Kosovës duhet të u njihet autoqefalia e kishave shqiptare ortodokse që gjendën në Kosovë.

Çdo gjë që gjendet në Kosovë dhe deri në lumin Drina është shqiptare, por ne nuk po kërkojmë ndryshimin e kufijve. Gjuha shqipe është gjuha me vjetër në Botë dhe është çelës për të gjitha gjuhet e Botës. Çdo gjuhë në botë mund të shpjegohet përmes të  gjuhës shqipe. Kultura e shqiptarëve nuk është diktatoriale dhe grabitëse, është shumë  humane, demokratike dhe miqësore, mikpritja shqiptare është simbol i këtij etniteti të mirë. Kishat ortodokse shqiptare në Kosovë të uzurpuara nga Serbia duhet të çlirohen. Shqiptaret e besimit ortodoks do të kthehen në këto kisha.

Priftërinjtë e besimit Ortodoks duhet të jenë shqiptarë të predikojnë shqip vullnetin e zotit pa ndikim nga Rusia apo Serbia. Pa nxitur dhe bekuar krime sikur që bëjnë tani nën komandën ruse e shtetit serb. Kjo autonomi e kishave shqiptare do të duhej të kthehej edhe në Serbinë jugore, Vranjë, Leskoc, Nish etj. Shqiptaret që tani jetojnë në këto vise nuk kanë guxim të shprehën lirshëm për përkatësinë e tyre. Kjo mundësi për shtypje të njerzëve, pa të drejt ju lejua Serbisë.

Evropa që nga koha e Gjergj Kastriotit ka heshtë gajatë luftërave shqiptare, andaj tani luftërat e pa ndërprera që ndezë Serbia dhe Rusia u kushtojnë miliarda euro dhe humbje të mëdha në njerëz. Ne falenderojmë SHBA-në dhe NATO-n për shpetimin e shqiptarëve të pa armatosur nga shteti kriminel serb në vitin 1998/99. Solidarizohemi me popullin ukrahinas,  vlerësojmë përkrahjen që i ipët shtetit të pavarur të Ukrainës. Kaq ndihmë të kishte Gjegj Kastrioti nga shtetet e Evropës në luftë kundër perandorisë turke, paqa në Gadishullin Ilirik do të ishte e garantuar. Shtetët Shqiptaret janë çelësi i paqes në Evropë.

Me shtetet shqiptare të forta ekonomikisht dhe ushtarakisht Serbia respekton standartet civile në raport me popujt tjerë. Serbia duhet të lirohet nga të menduarit kriminal. Ajo duhet të lirohet nga mazoizmi shumëvjeçarë, nga pasiguria jashtë ndikimit rus. Ndikimi rus në Serbi ka instaluar sadizmin kolektiv i cili është bërë tradicional për këtë etnitet. Nga ky sadizëm vuajnë jo vetëm fqinjët por indirekt edhe vet populli serb. Serbia duhet të mësohet të jetojë mirë në mes të fqinjëve të lirë, dhe të çlirojë qytetaret e vet nga frika e të jetuarit jashtë ndikimit rus. Rusia dhe Serbia kanë frikë nga stabiliteti i shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. 

Ministri i jashtëm i Rusisë, Lavrov para disa ditesh pat një reagim se gjëja  “Mercenaret shqiptarë kanë arritë në Ukrainë” deri sa mercenaret serb i kishte sitemuar në detyra speciale ushtarake në luftë kundër popullatës civile në Ukrainë. Snajperistja me origjinë serbe Irina Starikova e njohur me nofkën”Bagheera” kishte vrarë 40 përsona tani është kapur nga ushtria Ukrainase. Këtë lajmë për për kapjen e  snajpëristës serbe  mundohet ta përgenjeshtroj Vuqiç.

Sipas një gjysmë informate të rrejshëme të Vuqiqit del se Baheera ka qenë e burgosur për trafikim të drogës. Kjo më përkujton kohën e luftës në Kosovë kur Serbia kishte armatosur kriminelet nga burgjet serbe për të masakruar popullatën civile shqiptare në Kosovë. Atyre u prmtohej liria plotë nëse do të jenë të suskseshëm në masakra kundër shqiptarëve. Shumë e domosdoshmëme është që klika Vuqiq Daqiç, të lejojë demokracinë në Serbi duke respektuar të gjitha etnitetet që jetojnë me, apo pa deshirën e tyre brenda kufijëve të Serbisë.

Kosova duhet të zbatoj reciprocitet të plotë në të drejtat e serbëve në Kosovë me ato të shqiptarëve në Kosovën Lindore.Kjo është e vetmja formë për të mbrojtur shqiptaret e Kosovës Lindore nga gjenocidi i heshtur. Shqipëria e Edi Ramës vazhdon të mbajë shqiptarët të bunkerizuar në bunkerin PPSH të ngjyrosur më ngjyrë rozë duke lënguar nga sindromi i Stokholmit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është pozicioni ideal i seksit

Story i radhës

Rusia bllokon evakuimin në Zaporizhzhia

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë