“Kosova s’e ka luksin t’i prishë marrëdhëniet me SHBA-në – Kurti ka qenë i vendosur në disa aspekte” – Bujar Dugolli thotë se raportet nuk janë prishur

January 8, 2025
1 minut lexim

Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA.

Ai tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka pasur edhe në të kaluarën, por arsyeja kryesore sipas tij, është raporti me Serbinë.

“Duke marrë për bazë deklaratat e mëhershme nuk ka ndryshim nga deklaratat e Grenell i mbetet qëndrimeve të mëhershme që i ka dhënë….Ne aspektet diplomatike të Grenell i njohim, ka pas rezerva të dyanshme të tij ndaj qeverisë Kurti, dhe qeverisë Kurti ndaj tij”, tha Dugolli.

“Unë mendoj që asnjë qeveri e Kosovës s’e ka luksin të prish marrëdhëniet me SHBA-në dhe nuk mendoj që janë të prishura marrëdhëniet me SHBA-në. Historia na tregon që ka pasur mosmarrëveshje edhe në të kaluarën, ka edhe tani, por arsyeja pse janë këto janë raportet me Serbinë. Në rast se Kurti ka qenë i vendosur në disa aspekte kjo nuk e bën që Kosova të jetë jashtë rrugës bashkëpunuese me SHBA-në duke përfshirë edhe politika të tjera. Në asnjë element Qeveria e Kosovës nuk ka rënë ndesh me politikën e SHBA-së”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trondit eksperti i Kriminalistikës: Kolegë të prokurorëve të SPAK në dosjen “Toyota Yaris”

Story i radhës

Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon – ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës

Të fundit nga

ShkoLartë