trondit eksperti i kriminalistikes kolege te prokuroreve te spak ne dosjen toyota yaris 677db1b9a2795

Trondit eksperti i Kriminalistikës: Kolegë të prokurorëve të SPAK në dosjen “Toyota Yaris”

January 8, 2025
1 minut lexim

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se në dosje e “Toyota Yaris” ka edhe emra prokurorësh.

Karamuço u shpreh se nuk duhet fajësuar ekskluzivisht SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete lidhur me këtë dosje pasi të përfshirë mund të jenë edhe punonjës të administratës apo avokatë që kanë dijen dhe kontakt me dosjen.

“Është një dosje që ka një fluks të madh informacioni që përfshin jo vetëm eksponentë të krimit të organizuar, por edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë.

Këto i kemi fragmentare se me atë që bëri gjykata në fund të korrikut tha që janë sekret dhe nuk publikohen.

Shumica e personazheve, politike, të policisë apo drejtësisë ka vështirësi të madhe për t’i vërtetuar dhe faktuar, mund edhe të mos vërtetohen.

Nga ana tjetër këto dokumente nuk mund të themi që kanë rrjedhur nga SPAK, pasi mund të ketë dalë edhe nga avokatët. Ne nuk kemi folur me emra, kemi thënë këta janë grupimet që po hetohen.

Vështirësia është se janë kolegë të SPAK që do të hetohen.

Kjo dosje është në partneritet nga belgët dhe nuk mund të mbyllen sytë përballë saj”, tha Karamuço në emisionin Now në Euronews Albania.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mexhiti takoi strukturat partiake saraji ka nje rendesi te vecante per ld ne 677dad065dc6f
Story i mëparshëm

Mexhiti takoi strukturat partiake: Saraji ka një rëndësi të veçantë për LD-në

kosova se ka luksin ti prishe marredheniet me shba ne kurti ka qene i vendosur ne disa aspekte bujar dugolli thote se raportet nuk jane prishur 677dbb54bd918
Story i radhës

“Kosova s’e ka luksin t’i prishë marrëdhëniet me SHBA-në – Kurti ka qenë i vendosur në disa aspekte” – Bujar Dugolli thotë se raportet nuk janë prishur

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë