Kosova mundet nga Irlanda

July 25, 2023
1 minut lexim

Kosova U18 është mundur edhe në sfidën e katërt në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.

Dardanët janë mundur nga Irlanda me shifrat 77:70 (26:21, 21:8, 21:13, 9:28), që ishte humbja e katërt në katër ndeshje, kurse sfidën e fundit në grupe e ka kundër Ukrainës, nesër nga ora 23:30.

Çereku i parë ishte pothuajse i niveluar, ku irlandezët në fund të kësaj pjese u shkëputën për 26:21, por dallimi u bë në periudhën e dytë dhe të tretë.

Dardanët e rinj ishin bindshëm më të mirë në dhjetë minutat e fundit, 9:28, por nuk ia arritën qëllimit të bëjnë përmbysjen e madhe.

Te Kosova u dalluan Norik Binqe me 14 pikë e nëntë kërcime, Rron Dahsyla me tetë pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, Jon Ismajli me 17 pikë, Dior Gërxhaliu me 10 dhe Arlind Konjuhi me 11.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PDK hesht, por një nëndegë nga Prizreni i përgjigjet Haradinajt me simpati

Story i radhës

Sulmohet fizikisht një punëtore shëndetësore

Të fundit nga

ShkoLartë