Kosova me pesë garues në Kampionatin Evropian

Me 25 deri me 27 prill 2024, mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për senior në Zagreb të Kroacisë.

Kosova përfaqësohet me këta garues: Distria Krasniqi (-52 kg); “Flaka Loxha (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) e Loriana Kuka (-78 kg).

“Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë. 

Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra. 

Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Story i mëparshëm

Bytyqi iu drejtua qytetarëve: Vota juaj është forca e demokracisë sonë

Story i radhës

Raportohet për zjarr në një rafineri ruse të naftës

Të fundit nga