Bytyqi iu drejtua qytetarëve: Vota juaj është forca e demokracisë sonë

“Gjatë kësaj periudhe keni pasur rastin t’i shihni kandidatët për president të vendit tonë. Sot është e rëndësishme që zgjedhjen dhe vendimin tuaj ta shprehni në fletëvotim – në votën tuaj është forca e demokracisë sonë. Prandaj, të gjithë dilni dhe votoni”, deri te qytetarët apeloi Fatmir Bytyqi, bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, i cili deklaroi për media pas votimit në zgjedhjet presidenciale, në një qendër votimi në komunën e Butelit, Shkup.

Në deklaratën e tij, ai iu drejtua edhe të rinjve, duke u bërë thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, pasi siç tha ai, është mënyra e duhur për të sjellë ndryshime në shoqëri.

“Dua që në veçanti t’ju drejtohem juve të rinjve. Vitet e fundit, trendi i mos votimit tek të rinjtë është i dukshëm si në vendin tonë ashtu edhe në botë. Megjithatë, tërheqja nga vendimet shoqërore nuk është mënyra e duhur për të ndryshuar shoqërinë. Për ndryshimet që janë të rëndësishme për ju, duhet qëndrimi dhe vota juaj. Pra, sot duhet dalë dhe votuar. E nga nesër, duhet kyçur”, tha Bytyqi.

Story i mëparshëm

Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!

Story i radhës

Kosova me pesë garues në Kampionatin Evropian

Të fundit nga