Kosova ka nevojë të madhe për një mes të mirë shkollorë?!

April 6, 2022
min lexim

Është shqetësuese së si po bëhet edukimi dhe procesi mësimor në shkollat tona, duke filluar nga shkolla fillore, ajo e mesme deri të universiteti. A nuk është tmerruese fakti kur dëgjon së nëpër shkolla po frekuentojnë shkollarë të cilët po mbajnë armë të ftohta!

Duhet të jete njeriu  naiv dhe i pafytyrë e mos të pranon fenomenet e tilla, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët më shkolla dhe më  procesin mësimor. Kemi  mësimdhënës jo të nivelit të kërkuar, natyrisht jo të gjithë, dhe nuk mund të presim  pastaj as mësim cilësor dhe as kuadro të cilat  premtojnë ardhmëri të sigurt në mësimdhënie. Mësimi dhe edukimi nuk janë problem personal, dhe as vetëm  problem i atyre që mbajnë procesin mësimor, por është detyrë e mbarë shoqërisë.

Thënë të drejtën secili nga ne jemi nga pak fajtor për gjendjen jo të mirë në arsim. Nuk jemi duke e dhënë gjithë kontributin e mundshëm që të krenohemi më arsimin, si njëra nder  shtyllat kryesore të  shtetit. Çka mund të presim nga fëmijët tanë të cilët përfaqësuesit më të lartë të shtetit të tyre , nuk janë në nivelin e detyrës që ju takon, si më punë ashtu edhe më sjellje. Në Kuvendin e Kosovës, shpesh po shohim skena të turpit.

Po shohim përdorim të një  fjalori të kafeneve, ku paraqitjet, retorika dhe porositë e tyre janë degjeneruese dhe  konfliktuoze. Modele të mbrapshta po kemi sot më bollëk në shoqërinë tonë, të cilën nuk po e ndërtojmë ashtu si duhet. Çka mund të presim nga fëmijët tanë kur në televizionet tona përditë shohin programe jo edukative, po shikojnë së si njerëzit po gjuajë më armë, si po vriten nga to, si po thuren intrigat e ndryshme!

Çka mund të presim kur janë krijuar bastione të cilat po ngjajnë në mafiozitet e banditizma , të cilat janë rrënuese për  çdo shoqëri .Kjo është sikur kur i mëshojmë kokës për muri. Kosova ka nevojë të madhe për një mes të mirë shkollorë, për një mes të mirë shoqëror dhe politikë , për institucione serioze dhe kredibile .Çka ne po bëjmë që ti arrijmë këto parametra ? Pak shumë deri më tash.

Çka ne po iu ofrojmë fëmijëve tanë gjatë 24 orëve, serish pak apo asgjë serioze! Kjo është e pa pranueshme për një shoqëri normale, për një shoqëri të prosperuar dhe demokratike.

Më gjitha këto defekte zor është  që gjeneratat e reja, të  edukohen mirë dhe për të mirën e përgjithshme ! Mos të çuditemi pse kemi këtë gjendje, dhe mos të çuditemi , pse nuk kemi ende jetë normale në kuptimin e plotë të fjalës në Kosovë…!

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me videot e saj të fundit në TikTok, Madonna humbi shumë fansa!

Story i radhës

Këtu janë zhvillimet më të fundit për luftën në Ukrainë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë