Kosova është e Shqipërisë, tifozët skocez përleshen me ata serb

Ditën e djeshme u luajt takimi i dytë mes Cërvena Zvezdës dhe Rangers për raundin çerekfinal të Europa League.

Një përballje që u mbyll me shifrat 2:1 për skuadrën serbe, por janë skocezët që kalojnë në raundin tjetër pas suksesit 3-0 në takimin e parë.

Një ditë përpara ndeshjes, dy tifozëritë u përleshën pranë hotelit Metropol në Beograd.

Konflikti ka ndodhur për shkak se skocezët kanë brohoritur “Kosova është e Shqipërisë”.

Ndërsa në ditën kur po luhej takimi, një tifoz i Rangers iu drejtua disa tifozëve të Crvena Zvezdës duke iu bërë gjestin e shqiponjës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çmimet e benzinës dhe dizelit mbeten të njëjta, lirohet mazuti

Story i radhës

Këto janë shenjat që tregojnë se je duke u shndërruar në njeri më të mirë…

Të fundit nga